-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cila është mënyra më e mirë për të vepruar kur shoqet në konvikt bëjnë gjynahe dhe ofendojnë pavarësisht këshillave që u jap?

Më të lexuarat

MË THONË SE JAM “BUDALLAQE”

Pyetje: Jam një vajzë e kapur në fe dhe jetoj në një konvikt së bashku me shumë vajza të tjera. Shpesh herë shoh se disa prej shoqeve të mia bëjnë disa gjynahe të ndryshme, si dëgjimi i muzikës, ofendimi, marrja nëpër gojë etj., ndaj edhe jam përpjekur që t’i këshilloj shumë herë, mirëpo disa prej tyre janë tallur me mua dhe më kanë thënë se jam “budallaqe”. Ç’më këshilloni që të bëj?

Përgjigje: Detyra jote është që t’i ndalosh shoqet e tua me aq sa ke mundësi, duke i këshilluar me të butë e me fjalë të mira dhe duke u përmendur atyre ajetet dhe hadithet që ndalojnë këto vepra. Nga ana tjetër, nuk duhet të qëndrosh me to kur dëgjojnë muzikë, apo kur flasin keq për të tjerët, por duhet të largohesh prej tyre, nëse ke mundësi, derisa të ndërrojnë bisedë. Allahu i Madhëruar thotë:

“Nëse sheh ata që tallen me argumentet tona, largohu prej tyre, derisa të hynë në një bisedë tjetër.” {6:68}

Nëse përpiqesh që t’i ndalosh ato me fjalë dhe nuk merr pjesë së bashku me to, atëherë ti nuk merr gjynahe për atë që bëjnë dhe ofendimet e tyre nuk do të bëjnë asnjë dëm, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar:

“O ju që keni besuar, ruajeni veten tuaj (nga gjynahet). Ata që u larguan nga rruga e drejtë, nuk do t’ju bëjnë asnjë të keqe, nëse ju udhëzoheni. Tek Allahu është kthimi i të gjithëve ju. E me siguri, Ai do t’ju lajmërojë për çdo gjë që keni bërë.” {5:105}

Nga ajeti i mësipërm kuptojmë se jobesimarët nuk mund t’i bëjnë asnjë dëm besimtarit, nëse ai qëndron i patundur në rrugën e drejtë dhe i përmbahet të vërtetës, duke urdhëruar për të mirë e duke ndaluar nga e keqja. Ndaj, nëse ti vazhdon që t’i këshillosh ato me durim e me shpresë tek shpërblimi që ka përgatitur Allahu për ata që ftojnë në rrugën e drejtë, atëherë Ai do të bëjë të mundur që këshillat e tua të sinqerta t’i bëjnë dobi shoqeve të tua. Allahu i Madhëruar thotë:

“Fundi (fitorja) u përket të devotshmëve.” {28:83}

“Ne do t’i udhëzojmë në rrugën tonë, ata që sakrifikuan për Ne. Allahu, me të vërtetë, është me bamirësit.” {29:69}

Lusim Allahun që të të drejtojë ty, familjen tënde dhe shoqet e tua në rrugë të drejtë. Ai drejton kë të dojë dhe humb kë të dojë.

Ibn Bazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit