9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cila është mënyra më e mirë për të agjëruar gjashtë ditët e Sheualit

Më të lexuarat

Pyetje: Cila është mënyra më e mirë për të agjëruar 6 ditët e Sheualit?

Përgjigje: Mënyra më e mirë është që ato të agjërohen menjëherë pas bajramit dhe me radhë, thonë dijetarët. Kjo përshtatet më mirë me hadithin:

 “…dhe të pasosh atë me agjërimin e gjashtë ditëve në Sheual…”

Dhe kjo është nxitim në vepra të mira, në të cilën Kurani dhe sunneti nxisin dhe të cilën e lavdërojnë.

Kjo gjithashtu dëshmon vendosmërinë e plotë të robit. Ai duhet të shfrytëzojë rastin pasi që ai nuk e di se çfarë e pret atë më pas. Sapo të mësojë robi një vepër të mirë duhet të shfrytëzojë rastin dhe ta bëjë atë.

Shejh Uthejmini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit