-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cila është duaja në lidhje me marrëdhëniet intime?

Më të lexuarat

Pyetje: A duhet që edhe gruaja ta lexojë duan:

بِسْمِ الله، الَّلهُمَّ جَنِّبْناَ الشَّيْطاَنَ، وَ جَنِّبِ الشَّيْطاَنَ ماَ رَزَقْتَناَ

“Me emrin e Allahut. O Allahu im, na e largo shejtanin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh.” 

Kur bën marrëdhënie intime me burrin e saj?

Përgjigje: Kjo lutje është ligjësuar për burrin kur ai dëshiron të ketë marrëdhënie me gruan e tij. Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:

أَمَا إِنَّ أَحَدَكُمْ إِذَا أَتَى أَهْلَهُ، وَقَالَ: بِسْمِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ جَنِّبْنَا الشَّيْطَانَ وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا، فَرُزِقَا وَلَدًا لَمْ يَضُرَّهُ الشَّيْطَانُ 

“Kur ndonjëri prej jush kanë dëshiron të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij, le të thotë: “Me emrin e Allahut. O Allahu im, na e largo shejtanin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh.” Nëse u jepet fëmijë, shejtani nuk do të mund ta dëmtojë atë.” Transmeton Bukhari, Muslimi dhe autorët e librave të katër Sunneneve dhe të tjerët.

Megjithatë, lejohet që edhe gruaja ta bëjë këtë dua. Ngase në parim, asgjë nuk është specifike për burrin.

 

 

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: El-Fataua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 13. Përmbledhur nga: Sa’d Abdul-Gaffar Ali
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit