3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çfarë ndodh me ata që neglizhojnë namazin dhe falen vetëm herë pas here?

Më të lexuarat

Pyetja:

Ata që nuk e kanë mohuar namazin, por kanë qenë neglizhentë për shkak të dembelizmit, duke falur namaz herë pas here ose vetëm xhumanë, dhe kanë vdekur në këtë gjendje, a janë prej xhenetlinjve?

Përgjigja:

Lavdërimet e falenderimet i takojnë Allahut s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta ia dedikojmë të dashurit tonë Muhamedit s.a.v.s. familjes së tij fisnike dhe shokëve të tij besnikë.

Sa i përket namazit dhe rëndësisë së tij është prej temave kyçe të Fesë si shtylla kryesore e saj dhe urdhëri i Zotit Krijuesit tonë në dhjetra ajete. Namazi الصلاة dhe derivimet e fjalës namaz në Kuran përmenden plot 99 herë. Prandaj besimtari siç tregojnë hadithet e sakta Diten e Gjykimit e para punë që do të pyetet janë namazet e tij, nëse ato i ka mirë pjesën tjetër të llogarisë do ta ketë më të lehtë, si dhe anasjelltas, Zoti na ruajtë!
Përsa i pëket neglizhuesit të namazit ai nuk do të jetë me besimatarët që hyjnë fillimisht në Xhennet. Por sipas shumicës së dijetarëve nëse ka qenë prej atyre që nuk e ka braktisur namazin komplet, por ka mangësi në të siç është rasti i pyetjes i këtilli është në mëshirën dhe gjykimin e Allahut ditën e Gjykimit nëse don e dënon për një afat të caktuar pastrim për të nga ky gjynah tepër i madh po nëse don edhe e fal. Si përmbledhje me një fjali mund të themi: që sipas shumicës dërmuese të dijetarëve i këtilli rrezikon me dënim përkatës për neglizhimin e namazit, por që ky dënim nuk është i përhershëm pasiqë i këtilli nuk e ka braktisur komplet namazin e as që e ka mohuar obligueshmërinë e tij, prandaj konsiderohet musliman por mëkatar i mëkateve të mëdha.

Allahu na faltë neve dhe juve dhe të gjithë besimtarët e besimtaret në Ditën e Gjykimit.
Vallahu a’lem.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit