3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çfarë është gjykimi për jargët e qenit, nëse bien në trupin e njeriut dhe në rroba?

Më të lexuarat

Pyetje: Çfarë është gjykimi për jargët e qenit, nëse bien në trupin e njeriut dhe në rroba? Si dhe, cili është gjykimi për rrobat e tjera, që pastrohen me këto rroba në të njëjtën rrobalarëse (në të njëjtit ujë)?”

Përgjigja: Jargët e qenit janë të ndyra, kështu që duhet pastruar enët dhe rrobat, kur bien në kontakt me to. Bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Pastrimi i enës se ndonjërit prej jush, kur qeni e lëpinë atë, bëhët duke e pastruar atë shtatë herë, e para prej tyre me dhe!” (Saktësuar nga shejh Albani në Sunen Ebi Davud 2973.)

 

Rrobat kur futen në ujin e pastërt dhe pastrohen derisa të hiqen gjurmët e papastërtisë prej tyre, veçse janë pastruar të gjitha nga papastërtia e qenit dhe të tjerave, me kusht që pastrimi i tyre nga pisllëku i qenit të përsëritët shtatë herë, e para prej tyre me dhe, apo me diçka tjetër që e zëvendëson atë. Siç janë, sapuni dhe detergjentet e tjerë.

Prej Allahut është suksesi, ue sal-lAllahu ala nebijuna Muhamed ue eelihi ue sahbihi ue sel-lem.

Kryetari: Shejh AbdulAziz ibën Baz

Nënkryetar: shejh AbdulAziz ibën Alu Shejh

Anëtarë: Salih elFeuzanAnëtarë: Beker Ebu Zejd

Pyetja tjetër | nr. 21487 |, pyetësi thotë: Ne jetojmë në Mbretërinë e Bashkuar, ku njerëzit jo muslimanë mbajnë qenë [Allahu ju nderoftë] me shumicë. Kështu që ndonjëherë është vështirë të kalosh larg tyre dhe ne jemi duke dalur apo vajtur në shtëpi. Konkretisht, kur jemi afër xhamisë dhe e kemi të vështirë të kthehemi në shtëpi, për t’i pastruar rrobat dhe ndërruar ato, pasi i kanë prekur qentë?”

Përgjigja:

Në qoftë së nuk është përlyer trupi dhe nuk janë përlyer rrobat nga jargët e qenve, djersa dhe gjaku i tyre, namazi juaj është i saktë! Sepse vetëm fërkimi i qenve për rroba e juaja, nuk i bën të pa pastërta ato. Kështu që, nuk është obligim ndaj jush që t’i pastrosh ato, apo t’i ndërroni!

Prej Allahut është sukses, ue sal-lAllahu ala nebijuna Muhamed ue eelihi ue sahbihi ue sel-lem.”
Kryetari: Shejh AbdulAziz ibën Baz
Nënkryetar: shejh AbdulAziz ibën Alu Shejh
Anëtarë: Salih elFeuzanAnëtarë: Beker Ebu Zejd     

Pyetja| nr. 20251 |, pyetësi thotë: Qeni është i ndyrë, prandaj çfarë është e pisët apo fëlliqur tek ai, jargët apo diçka tjetër? Poashtu, si duhet t’i pastrojë njeriu duart e tij shtatë here, e para prej tyre me dhe?

Përgjigja: Qeni, komplet është i ndyrë, bajga, djersa dhe jargët e tij! Si dhe duhet të pastrohet (me ujë derisa të hiqet) ajo që ai e përlyen, qoftë enë apo diçka tjetër. Kurse jargët në veçanti, duhet të pastrohen shtatë herë, e para prej tyre me dhe apo diçka që e zëvendëson atë, siç janë detergjentet, sapuni dhe të tjerat, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ue sel-lem: “Pastrimi i enës se ndonjërit prej jush, kur qeni e lëpinë atë, bëhet duke e pastruar atë shtatë here, e para prej tyre me dhe.” ( Saktësuar nga shejh Albani në Sunen Ebi Davud 2973.)

Prej Allahut është sukses, ue sal-lAllahu ala nebijuna Muhamed ue eelihi ue sahbihi ue sel-lem.”

  • Kryetari: Shejh AbdulAziz ibën Baz
  • Nënkryetar: shejh AbdulAziz ibën Alu Shejh
  • Anëtarë: Salih elFeuzan
  • Anëtarë: Beker Ebu Zejd

| Fetawa Lexhnetud-deimeh 4/196-197 elMexh’muatuth-Thenijeh |
Përktheu: B. Gj.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit