-2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Çfarë është gjykimi në lidhje me atë që tallet me fenë ose ndonjërin nga profetët?

Më të lexuarat

Pyetje: “Çfarë është gjykimi në lidhje me atë që tallet me fenë ose ndonjërin nga profetët?”

Përgjigje: “Kushdo që tallet me fenë, me Allahun apo me ndonjë prej të dërguarve të Tij, atëherë ai është kafir dhe ka dalë nga feja Islame; Allahu na ruajttë! Kjo vlen edhe nëse ai e quan veten si mysliman. Dijetarët islam thonë se, kush tallet me Allahun, ai është kafir, edhe nëse ka qenë duke bërë shaka. Dhe dëshmia në të cilën bazohen është thënia e Allahut (subhanehu ue te ala):

وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ قُلْ أَبِاللّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ {65} لاَ تَعْتَذِرُواْ قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ إِن نَّعْفُ عَن طَآئِفَةٍ مِّنكُمْ نُعَذِّبْ طَآئِفَةً بِأَنَّهُمْ كَانُواْ مُجْرِمِينَ {66}

“Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar. Nëse Ne i falim disa prej jush, do t’i ndëshkojmë të tjerët, ngase janë fajtorë (nuk u penduan për talljen që bënë).” 9:65-66.

Prandaj, themi se kushdo që tallet me Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin e Tij, fenë e Tij apo tallet me ndonjërin nga profetët e Allahut (salallahu alejhi ue selem), atëherë ai është kafir. Dhe këta njerëz duhet të pendohen tek Allahu (subhanehu ue te ala) dhe të ktheheni tek Ai (në Islam), përndryshe atyre u themi se juve ju pret zjarri i Xhehenemit.

E lusim Allahun që t’i udhëzojë ata.”

Imam Muhamed bin Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Fetaua Menarul-Islam 25/8

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit