-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Çfarë duhet të bëjë robi që të shpresojë te shpërblimi i Zotit të tij?

Më të lexuarat

Allahu i madhëruar thotë në Kuran:

«Ai i cili shpreson takimin me Zotin e tij, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë Atij askënd në adhurim»

Sure El-Kehf: 110.

▪️Shpërblimi që Allahu i madhëruar u ka ofruar robërve të Tij është Xheneti, në të cilin ka prej mirësive: atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as në mendje kujt nuk i ka shkuar, shoqëruar me rini që nuk vjetrohet e jetë që nuk mbaron kurrë.

▪️Në këtë ajet, Allahu i lartësuar i ka vendosur robit të Tij dy kushte që ai të shpresojë te ky shpërblim i madh: të punojë vepra të mira dhe ti bëjë ato me sinqeritet për Të.

Të punojë vepra të mira do të thotë të bëjë veprime sipas porosive të Allahut dhe të Profetit të Tij:
As ti kundërshtojë ata për të bërë të kundërtën e asaj që ata kanë porositur si lënia e detyrave të Zotit apo veprimi i të ndaluarave të Tij.
Dhe as të afrohet tek Ai me vepra që ata nuk i kanë ligjësuar siç bëjnë murgjit dhe adhuruesit e popujve të padijshëm.
Kush vepron ndonjërën prej tyre veprimi i tij quhet jo i mirë dhe për pasojë ai e ka shkelur kushtin e veprave të mira.

Ndërsa të bëjë vepra të sinqerta për Të do të thotë të mos ketë pjesë në to askush veç Allahut: as si mushrikët të cilët në veprat e tyre adhurojnë edhe Allahun edhe idhujt e tyre dhe as si hipokritët që bëjnë vepra për syefaqësi e për tu dukur. Kush vepron ndonjërën prej tyre veprimi i tij quhet jo i sinqertë dhe për pasojë ai ka shkelur kushtin e sinqeritetit.

▪️Bazuar në këtë ajet në të cilin përmenden këto dy kushte: kushti i sinqeritetit dhe kushti i veprës së mirë apo saktësia e saj e thënë ndryshe, thoshte dijetari i hershëm dhe i mirë i selefëve Fudejl bin Ijadi –Allahu e mëshiroftë-:
“Nëse puna është e sinqertë por jo e saktë (dmth: jo e mirë) nuk ka për tu pranuar. E nëse puna është e saktë, por jo e sinqertë nuk ka për tu pranuar. Puna pranohet vetëm kur është edhe e sinqertë edhe e saktë. E sinqertë do të thotë të jetë për Allahun dhe e saktë do të thotë të jetë sipas sunetit (udhëzimeve profetike)”.
Për rëndësinë e këtyre kushteve, Umeri -radiallahu anhu- kur lutej, thoshte:
“O Allah, bëji të gjitha punët e mia të mira dhe bëji ato për fytyrën Tënde të sinqerta dhe mos i bëj pjesë në to askujt veç Teje!”

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit