1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ç’duhet të bëjë gruaja pas vdekjes së burrit të saj?

Më të lexuarat


Mbahetja e zisë për vdekjen e burrit

Pyetje: Ç’duhet të bëjë gruaja pas vdekjes së burrit?

Përgjigje: Pas vdekjes së bashkëshortit, gruaja duhet të ndjekë këto udhëzime:

  1. Qëndrimi në shtëpi: Gruaja duhet të qëndrojë në shtëpinë ku jetonte në momentin e vdekjes së burrit deri sa të përfundojë periudha e pritjes. Për gratë joshtatëzëna, kjo periudhë zgjat katër muaj e dhjetë ditë. Për gratë shtatzëna, periudha përfundon pas lindjes. Allahu i Madhëruar thotë: “… Ndërsa për shatëzënat, afati i pritjes është derisa të lindin.” (Kuran 65:4). Dalja nga shtëpia është e lejuar vetëm në rast nevoje të madhe, si për të marrë ndihmë mjekësore apo për të siguruar ushqime.
  2. Veshja e thjeshtë: Gjatë kësaj periudhe, gruaja duhet të veshë rroba të thjeshta pa zbukurime, pavarësisht nga ngjyra e tyre. Kryesorja është që ato të mos jenë të zbukuruara, sipas urdhërit të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të).
  3. Përdorimi i aromave: Gruaja nuk duhet të përdorë erëra të mira, përveçse kur pastron gjakun e menstruacioneve, dhe edhe atëherë duhet të përdorë sasi të vogla. Sapuni për larje është i lejuar.
  4. Zbukurimi i fytyrës: Gjatë kësaj periudhe, gruaja nuk duhet të lyejë sytë apo të zbukurojë fytyrën e saj.
  5. Bizhuteri: Gruaja nuk duhet të vendosë asnjë lloj zbukurimi prej ari, argjendi apo diamanti, përfshirë varëset, byzylykët, unazat, etj.

Zakone të tjera të përhapura mes njerëzve, si mosflasja me askënd, larja një herë në javë, mos ecja zbathur në shtëpi apo shmangia e dritës së hënës, nuk kanë asnjë bazë në Islam dhe janë të lejuara.

Nëse dikush dëshiron të martohet me një grua që është në periudhën e pritjes, atij i lejohet ta shprehë dëshirën e tij tërthorazi dhe jo direkt.


Shejh Bin Bazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit