-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buzëqeshja gjatë namazit a e prish namazin?

Më të lexuarat

Pyetje : Nëse buzëqeshim gjatë namazit, a duhet të vazhdojmë namazin apo ta fillojmë përsëri namazin?

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut.

Muslimani duhet të jetë përkushtuar dhe i nënshtruar gjatë namazit të tij dhe duhet të largohet nga çdo gjë që mund ta pengojë të jetë siq duhet i përkushtuar dhe i nënshtruar, ngase përkushtimi(përulësia) është shpirti i namazit. Allahu i lavdëroi besimtarët kur tha:

“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit…”[El-Mu’minun1-2]

Pa dyshim, një nga gjërat që e pengon njeriun nga të qenit përulur dhe i nënshtruar në namaz është buzëqeshja gjatë namazit.

Sa i përket vendimit të buzëqeshjes gjatë namazit, ai nuk e prish namazin. Shih el-Mawsou’ah el-Fikhijah, pjesa 27, f. 124.

Ibn Kudame ka thënë: Ibn el-Mundhir tha: Ata u pajtuan njëzëri se e qeshura e prish namazin, dhe shumica e dijetarëve thanë se buzëqeshja nuk e prish namazin. El-Mughni, pjesa 1, fq. 394

Shejhul-Islam Ibn Tejmije ka thënë: Sa i përket buzëqeshjes, ajo nuk e prish namazin, por nëse dikush qesh në namaz atëherë kjo e prish atë. El-Fetaua el-Kubra, pjesa 2, fq. 227

Neveviu ka thënë: Mendimi ynë është se buzëqeshja në namaz nuk ndikon në të. El-Mexhmu’, pjesa 4, f. 22

El-Bahuti ka thënë: Nuk e prish namazin nëse njeriu buzëqesh gjatë faljes. Ky është mendimi i shumicës i transmetuar nga Ibn el-Mundhir. Kashshaaf al-Kinaa’, pjesa 1, f. 402

Duke qenë se nuk e prish namazin, atëherë duhet ta plotësosh namazin dhe të mos e ndërpresh namazin. Por ju duhet të shmangni gjërat që mund t’ju bëjnë ta bëni këtë.

Dhe Allahu e di më së miri.

Solli në gjuhen shqipe përgjigje.net

Burimi: Islamqa.info

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit