7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Besimi në Ditën e Kiametit dhe shenjat e saj?!

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është Ai që e ka shpallur Librin me vërtetësi dhe drejtësi. E si do ta dije ti që ndoshta Dita e Kiametit është afër?! Kiametin kërkojnë ta shpejtojnë ata që nuk besojnë në të, kurse ata që besojnë, kanë frikë nga ai dhe e dinë se është plotësisht i vërtetë. Pa dyshim, ata që kundërshtojnë për Ditën e Kiametit, janë në një gabim shumë të madh” (Esh Shura, 17-18) Gjithashtu, Ai thotë: “A mos vallë mohuesit presin që t’u vijë befasisht vetëm Ons le Kiametit)? Ndërkohë, shenjat e saj kanë ardhur. Po për cfarë do t’u shërbejnë atyre këshillat, kur flu kere ardhur Kiameti?!” (Muhamed, 18)

Ndër shenjat e mëdha të Kiametit janë ato që i Dërguari allahu alejhi ve selem, ka treguar në fjalën e tij: Me të vërtet Kijameti nuk do të ndodhë, derisa t’i shihni para tij (Kijametit) duket shenja: “Pastaj renditi: “Tymi, Dexhali, kafsha, lindja e Diellit nga perendimi, zbritja e Isait, të birit të Merjemes, jexhuxhët the mexhuxhët dhe tri fundosjet (e tokës): një fundosje në lindje, një fundosje në perëndim dhe një fundosje në Gadishullin Arabik. Dhe shenja e fundit është një zjarr që do të dalë nga Jemeni, i cili i debon njerezit drejt vendtubimit të tyre.” (E shënon Muslimi)

Dita e Kijameti vjen krejtësisht papritmas dhe shpejt. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata të pyesin ty (Muhamed) rreth Orës (së Kiametit). Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo, do ta tregojë vetëm Ai. Do të jetë e rëndë për qiejt dhe Tokën, do t’u vijë krejtësisht papritmas.” Ata të pyesin, a thua se ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk e dinë (pse kjo gjë është e fshehtë).” (El Araf, 187) Gjithashtu, Ai thotë: “Allahut i përkasin fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, ndërsa çështja e Ditës së Kiametit është sa çel e mbyll sytë, ose tdhe më shpejt.” (En Nahl, 77) Dhe thotë: “Kur do t’i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë ,përveç atyre që do Allahu…”(az-Zumer, 68)

Burimi:” Bësimi I thjeshtësuar” / Dr. Ahmed Ibn Abdurrahman el Kadi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit