Sipas ATK-së, pajisja me këtë vërtetim mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe në mënyrë manuale.
“Tatimpaguesi mund të pajiset me Vërtetim Tatimor online përmes sistemit elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve. Ndërsa, personi fizik jo-afarist (individi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor online përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes linkut https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve”, thekson ATK-ja.
“Vërtetimi Tatimor për personat fizikë afarist dhe personat juridikë, lëshohet nga ATK vetëm në rastet kur tatimpaguesi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer, në rastet kur tatimpaguesi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste si dhe në rastet kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave”, vijon njoftimi.
ATK tregoj se Vërtetimi Tatimor për individët, lëshohet vetëm në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim të pashlyer, mirëpo është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste.
“Vërtetimi Tatimor për personat fizikë jo afarist (individët), lëshohet nga ATK vetëm në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer, në rastet kur personi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave si dhe në rastet kur ATK nuk ka shënime për personin”, shton ATK.
Ky Udhëzues fillon të zbatohet nga data 01 tetor dhe i njëjti shfuqizon “Udhëzuesin lidhur me procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor” të datës 14 tetor 2020.
Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së http://atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore. /Telegrafi/