0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ata që shikojnë në drejtime të ndryshme në namaz, si e kanë hallin?

Më të lexuarat

Pyetje: Në këshillat e hoxhallarëve në lidhje me namazin kemi dëgjuar shpesh, se duhet përqendrim në namaz dhe mos të shikohet rreth e rrotull. Ata që shikojnë në drejtime të ndryshme në namaz, si e kanë hallin?

Përgjigje: Allahu i Madhëruar ka thënë: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët; ata që janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” Muminun 1, 2 dhe e kundërta e kësaj në suren Maun: “Pra, shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” Maun 4, 5. Ajshja(radijallahu anha) e ka pyetur Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, për kthimin e shikimit në namaz dhe ai ka thënë: “Ajo është vjedhje që e vjedh shejtani nga namazi i robit.” E përcjell Buhariu dhe tjerë. Edhe për ata që i ngrenë shikimet lart i Dërguari i Allahut ka thënë: “Le të ndalin ata që i ngrenë shikimet nga qielli gjatë namazit, ose nuk do t’u kthehet më (të shikuarit).” E përcjell Muslimi.

Këto janë qortime të rrepta, por megjithatë pjesa dërrmuese e dijetarëve janë të mendimit, se namazi nuk prishet me kthim të shikimit, nëse është pak apo me shikim anash.

Hadithet për shikimin në namaz udhëzojnë që të shikohet poshtë, apo në vendin e sexhdes, përveç në etehijat, kur shikimi duhet të jetë tek gishti tregues i dorës së djathtë me të cilën bëjmë shenjë. Në hadithin që përcjell Ebu Davudi dhe të tjerë thuhet: Shikimi i tij nuk e kalonte gishtin tregues.

Në këtë temë dua të shtoj edhe atë që për të arritur përqendrimin në namaz nuk duhet të mbyllim sytë, siç veprojnë disa dhe mendojnë se ashtu është më mirë.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit