Gjatë “black Friday” të këtij viti, qytetarët amerikanë shpenzuan 9.12 miliardë dollarë ekskluzivisht për blerje online, sipas të dhënave të kompanisë Adobe.
Shpenzimet në internet u rritën 2.3 për qind gjatë ditës, kryesisht falë blerësve që prisnin zbritje, tha filiali i kompanisë, Adobe Analytics.
Vetë Adobe Analytics, e cila mat tregtinë elektronike duke analizuar transaksionet në faqet online, ka akses në të dhënat që mbulojnë blerjet në 85 nga 100 shitësit më të mirë në internet në SHBA.
Para kësaj, shitjet e së “black Friday”parashikohej të rriteshin me një përqindje modeste.
Adobe pret që Cyber Monday të jetë edhe një herë dita më e madhe e blerjeve online të sezonit, me 11.2 miliardë dollarë shpenzime.
Konsumatorët pritej të dynden në dyqane pasi pandemia preku blerjet në dyqane gjatë dy viteve të fundit, por dyqanet panë më pak trafik se zakonisht në mëngjesin e “black Friday” me reshje sporadike shiu në disa pjesë të vendit.
Amerikanët iu drejtuan telefonave inteligjentë për të bërë blerjet e tyre të pushimeve, me të dhënat nga Adobe që tregojnë se blerjet celulare përbënin 48 për qind të të gjitha shitjeve dixhitale të të “black Friday”. / AFR