5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Amaneti dhe vlerat në shoqëri

Më të lexuarat

Pyetje: A janë dobësuar vlerat si amaneti dhe nderi?

Përgjigje: Fillimisht amaneti është përgjegjësia, si shembull jemi përgjegjës për detyrën që kemi marr. Dhe përgjegjësia është vlerë e madhe dhe ndër vlerat më të rëndësishme të shoqërisë. Shumë të rëndësishme janë edhe vlera e nderit e të moralit. Këto vlera janë shtylla dhe boshti i ndërtimit të shoqërisë.

Në pyetjen se a janë dobësuar këto vlera në shoqërinë tonë?, të gjithë jemi dëshmitar se; po kemi zbehje, kemi zbehje të përgjegjësisë, ku përkundër begative që Allahu na ka dhën nuk po kthehet kjo me përgjegjësi, kujdes e kompetencë. Shqetësuese është humbja e përgjegjësisë tek moshat e reja sepse kjo po bëhet diçka normale, dikur humbjen e përgjegjësisë e qortonte masa dhe njeriu është munduar të arsyetohet e të fshihet, ndërsa sot është bërë shumë normale duke e modernizuar këtë veprim. Përgjegjësisë. Të rinjtë  janë e ardhmja, tek rinia e shohim problemin kur përgjegjësia mungon, sepse vendi, rrethi do të dorëzohet  tek ta, tek përgjegjësia e tyre.

Vlera e nderit, moralit aq është e zbehur sa tanimë cenimin e tij nuk e shohim si diçka e turpshme, si diçka e ulët, madje fatkeqësisht në disa raste ruajtjen e nderit e shohin si diçka jo të mirë.

Nuk duhet të lejojmë që një deformim i tillë i vlerave tona të normallizohet. Përpjekja për të përmbysur vlerat dhe normalizuar antivlerat janë të shumta fatkeqësisht, andaj si shoqëri, si familje nuk duhet të lejojmë, duhet t’i mbrojmë vlerat tona.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit