Pasi kanë fituar betejat me Perëndimin e krishterë, duke i kthyer shumicën e tyre në pranues ose indiferentë, tashmë agjendat perverse imorale LGBTIQ+ u janë kthyer fuqishëm muslimanëve që jetojnë në Perëndim, duke iu edukuar atyre absurditetin amoral të radhës!
Kufri, apo ndryshe dalja nga Islami, mund të ndodhë edhe nga muslimanë që falen e kryejnë të gjitha ritet, dhe kjo, në rastet kur atë që Allahu e ka bërë haram, një musliman e konsideron si hallall.
Kështu që të konsiderosh haramin hallall, apo ndryshe të lejuar fetarisht, se mund të jesh edhe musliman edhe biseksual, është apostazi (kufr) që të nxjerr nga feja, edhe sikur të falesh e të jesh e mbuluar. Kjo për arsyen e thjeshtë, se është kundërvënie dhe përgënjeshtrim i normave që ka vendosur Zoti, duke besuar të kundërtën e tyre, për rrjedhojë, është herezi që të nxjerr nga feja.
Për injorantët që nuk e njohin Islamin, kjo mund të duket qëndrim ekstremist, por ky është qëndrim unanim i të gjitha shkollave të Islamit. Kështu që ata muslimanë, që për hatër të opinionit apo për arsye të tjera heshtin dhe nuk e mbrojnë këtë gjykim islam kur duhet, por e mbajnë të fshehtë atë, ata kanë braktisur të vërtetën dhe kanë tradhtuar misionin e tyre hyjnor.
P.S. Ky është kompensimi që duhet të kthejnë muslimanët ndaj “mikpritjes” dhe “dhembshurisë” që të majtët kanë për ta në Perëndim.