9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

RËNDËSIA E KËSHILLTARIT

Më të lexuarat

Pejgamberi alejhis selam, ka thënë:
“Kur Allahu i dëshiron të mirën një sundimtari, i jep atij një vezir-këshilltarë të sinqertë, i cili ia kujton kur sundimtari harron dhe i cili e mbështet atë kur atij-sundimtarit i kujtohet.

Por, nëse Allahu i dëshiron të kundërtën për të, i jep atij një vezir të keq që nuk e përkujton kur ai sundimtari harron dhe që nuk e mbështet edhe kur vetë sundimtarit i kujtohet.”
Sahih Ebu Davud.

Nga mirësia dhe ndihma e Allahut është një ndihmës i sinqertë dhe i mirë, të cilin Ai ua jep vetëm të zgjedhurve.

Mos mendo se këshilltarë të mirë janë ata të cilët të kujtojnë dhe të këshillojnë vetëm për atë çfarë të shkatërron reputacionin dhe famën, por këshilltarë të vërtetë janë ata të cilët të këshillojnë të mos e harron Zotin dhe të mos e shpërdor amanetin.
Allahu i jep sundimtarit të mirë këshilltarë të mirë, e nëse nuk është i mirë do të ketë afër këshilltarë të këqinjë, nuk është me rëndësi a është udhëheqës i institucionit fetar apo atij shtetëror!

Zoti i udhëzoftë udhëheqësit tonë dhe u mundësoftë të kenë afër vetit këshilltarë të hajrit!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit