21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

REISUL ULEMA PRITI DELEGACIONIN E LARTË TË BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS

Më të lexuarat

Të martën më 14.03.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti delegacionin e lartë të autorizuar nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Kryemuftiu Naim ef. Tërnava, të cilin e udhëhiqte Kryeimami i Kosovëz Z Vedat ef. Sairi i shoqëruar nga Prof. Resul Rexhepi, Z. Ramadan Shkodra dhe Z. Nuhi Simnicia.

Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u shprehu falënderime dhe respekt për vizitën e tyre vëllazërore dhe në prezencë të Prof. Jusuf ef. Zimerit, Drejtor për çështje të arsimit fetar pranë BFI, u bisedua gjërë e gjatë mbi bashkëpunimin e dy bashkësive islame gjatë muajit të Ramazanit dhe më në fund u sollën dy konkluza:
1. Të realizohen vizita të ndêrsjella gjatë muajit të Ramazanit nga delegacione të dy bashkësive të udhëhequra nga dy Kryetarë të dy bashkësive në Prishtinë dhe Shkup;
2. Gjatë vizitave të organizohen panele dhe tribuna fetaro shkencore në suaza të aktiviteteve të të dy bashkësive islame dhe më nē fund përgatitja e iftarit të përbashkët solemn për delegacionet që do i realizojnë këto vizita.
Reisul Ulema i BFI në konsultim me Muftiun e BIK- ut premtuan se me ndihmën e Zotit në këtë Ramazan këto vizita duhet të realizohen të bindur se jo vetëm që do të forcohet bashkëpunimi në mes dy bashkësive islsme, por do jetë edhe një freskim shpirtëror për besimtarët e dy vendeve.
Reisul Ulema i BFI e RMV H. Shaqir ef. Fetai mbeti i kënaqur me vizitën, në veçanti me prezencë të Prof. Resul ef Rexhepit, ish profesor i tij, personalitet ky që tërë jetën ia kushtoi islamit dhe BIK – ut në funkcione kyçe deri te posti i Sekretarit rë Përgjithshëm dhe si bashkëpuntor i afërt i Kryemuftiut Tërnava la gjurma të pashlyera në sfera të ndryshme fetaro shkencore, në ngritjen e nivelit organizativ të BIK – ut, ngritjen e institucioneve fetaeo arsimore si Medreseja Alaudin dhe FShI në Prishtinë, në sferën informative dhe shkrimit, në sferën e literaturës fetare, projekteve të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca në vend dhe jashtë vendit dhe shumë sfera tjera.
Si ish mësimdhënës i Reisul Ulenasë në Medresenë Alaudin si dhe për kontriburin e madh, Reisul Ulema në shenjë falënderimi dhe respekti i ndau mirënjohje për punën e madhe që ka bërë dhe për kontributin që po jep në zhvillimin e mendimit islam në Kosovë dhe Ballkan.
Zoti i bekoftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit