Jo, nuk ka nevojë të bësh sehwi sexhde ngase leximi me zë ose pa zë në namaz është sunet. Nëse personi vepron të kundërtën, nuk është e nevojshme të bëjë sewhi sexhde. Vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në disa raste në namazet pa zë (drekë dhe ikindi), atykëtu ndonjë ajet e ka kënduar me zë. Dijetarët thonë se ka vepruar kështu për të treguar se nuk është obligim leximi pa zë. Gjithashtu, e ka bërë për të treguar se çfarë
ka qenë duke lexuar nga Kurani (e në namazin e drekës dhe ikindisë nuk e kanë dëgjuar njerëzit se çfarë lexon).
E disa dijetarë thonë se këtë gjë e ka bërë për shkak se ka qenë shumë i përqendruar gjatë namazit të tij dhe kështu ka lexuar me zë. Mirëpo, e gjithë kjo tregon se edhe nëse personi lexon Kuran me zë në namazin e drekës dhe ikindisë, nuk është e nevojshme të bëjë sehwi sexhde.
Hoxhë Lulzim Perçuku