-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A përfshihen mësimet online në hadithin për kërkimin e dijes?

Më të lexuarat

Pyetje:
Transmetohet nga Ebu Hurejra se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ :”Kush merr një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu përmes saj, do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet.”¹

A bënë pjesë në këtë hadith edhe ai i cili ndjek mësimet online ?

Përgjigje:

Ky hadith është prej haditheve madhështore, Pejgamberi ﷺ njofton në këtë hadith se kërkimi diturisë është prej shkaqeve që robit ti lehtësohet rruga e drejt dhe hyrja në xhenet.

Fjala:”Kush merr një rrugë” që është përmendur në hadith ka ardhur në form të pashquar (nekira), që nënkupton se përfshin çdo rrugë përmes së cilës robi e kërkon diturinë, këtu hynë rruga konkrete apo fizike si: udhëtimi në kërkimin e dijes, që njeriu të dal prej shtëpisë së tij për tek vendet ku mbahen mexhliset, e gjithë kjo është rrugë konkrete.

Krahas kësaj këtu bënë pjesë edhe rruga abstrakte apo virtuale, si: kontakti me dijetarët, memorizimi i dijes, marrja e saj prej librave, përsëritja, të gjitha këto janë prej rrugëve të kërkimit të dijes.
Ashtu siq është ndjekja e mësimeve online.
Andaj, vëllau im i nderuar, ti që ndjek mësimet ((online)), kujdesu që ta ripërtrish nijetin për kërkimin e diturisë dhe se ti me këtë je duke trasuar një rrugë prej rrugëve të kërkimit të dijes; vendose këtë hadith në kujtesën dhe vetëdijen tënde gjatë ndjekjes së mësimeve, me shpresën që Allahu përmes kësaj ka për ta lehtësuar ty rrugën për në xhennet.

| Shejh Sa’ad el-Khathlan, Allahu e ruajtë!


¹ Transmeton Ahmedi, 7427.
Muslimi, 6854.
Hadith i mirë (HASEN).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit