9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A mund të shihet nata e Kadrit me sy?!

Më të lexuarat

Pyetje:

A shihet nata e Kadrit me sy, thjesht me sytë e njeriut, ngase disa njerëz thonë: “Nëse njeriu mund ta sheh natën e Kadrit, atëherë do të sheh dritë në qiell apo diç të ngjashme.” Si e ka parë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe sahabët radijAllahu anhum? Dhe si e di njeriu që e ka parë natën e Kadrit? A arrinë shpërblim njeriu edhe nëse nuk ka mundësi ta sheh natën e Kadrit? Shpresojmë të na përgjigjeni me argument?!

Përgjigjja:

Ka mundësi që dikujt t’i mundësohet pamja e natës së Kadrit, posaçërisht atij që Allahu ia bën të mundshme dhe kjo përmes pamjes së shenjave të kësaj nate.

Sahabët radijAllah anhum për pamjen e kësaj nate argumentonin me disa shenja. Mirëpo, mos pamja e saj nuk e pengon arritjen e vlerës së saj, për atë njëri që falet dhe bën ibadet me bindje dhe llogari në shpërblim.

Muslimani duhet të bëj përpjekje në kërkimin e kësaj në dhjetë netët e fundit të ramazanit, ashtu siç ka urdhëruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me qëllim për të kërkuar shpërblimin, e nëse e qëllon këtë natë me namaz dhe ibadet me bindje llogari në shpërblim, atëherë do të ketë shpërblim edhe nëse nuk e di konkretisht atë natë.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush falet dhe bën ibadet në natën e Kadrit me bindje dhe llogari në shpërblim, do t’i falen mëkatet e kaluara.”

| Buhariu dhe Muslimi |.

E në një transmetim tjetër jashtë këtyre dy  koleksioneve të sakta thuhet: “Kush falet këtë natë dhe bën ibadet duke e kërkuar atë (natën e Kadrit) i falen mëkatet e kaluara dhe të mëvonshmet.”

| Ahmedi Nr. 22205 |.

Veç së është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në transmetime gjë që aludon në shenjat e saj, prej tyre; lindja e diellit në mëngjesin e saj është pa rreze. Ubej ibën Ka’b radijAllahu anhu betohej në Allahun së nata e Kadrit është nata e njëzetë e shtatë dhe këtë e argumentonte me këtë shenjë.

Mendimi me i saktë është së nata e Kadrit lëviz në dhjetë netët e fundit, kurse në netët tek ka mundësi të jetë, e nata e njëzetë e shtatë është me së e mundshme të jetë në të nata e Kadrit.
Kush bën përpjekje në adhurim në dhjetë netët e fundit, me namaz, lexim të Kur ’an-it, lutje e gjëra të tjera nga punët e mira do ta arrijë  natën e Kadrit pa dyshim dhe do të arrijë sukses në atë që e ka premtuar Allahu për atë që bën namaz dhe ibadet me bindje dhe llogari në shpërblim.

Allahut i takon suksesi, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, familjen dhe shokët e tij!

~ Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

| Mexh’mu’u Fetawa 15/432 |.
Përktheu: B. Gj.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit