0.3 C
Pristina
Friday, January 3, 2025

A më lejohet ta riparoj këtë problem duke përdorur paratë e fituara nga kamata, të cilat i kam marrë nga banka?

Më të lexuarat

Pyetja: Kam një pyetje lidhur me çështjen e kamatës:
Unë jam nga Maqedonia dhe jetoj në Gjermani.
Te shtëpia kam një mur, përreth të cilit kalon rruga që është më e lartë se oborri im. Përreth murit lëviz një rrjedhë uji që vjen nga kodrat apo mali, dhe kjo përfshin edhe ujëra të zeza.
Ky ujë depërton përmes murit dhe hyn në oborrin tim, duke më shkaktuar dëm.
A më lejohet ta riparoj këtë problem duke përdorur paratë e fituara nga kamata, të cilat i kam marrë nga banka?
Faleminderit shumë, Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja: 
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Besimtarit nuk i lejohet të përfitojë nga Interesi i deponimit të pareve në bankë. Kjo në rrafshin personal.
Dijetarët edhe pse e kanë konsideruar të ndaluar përfitimin e interesit kamator për qëllime personale kanë sygjeruar që ai të merret prej bankës dhe të dhurohet/ përdoret për intersin e përgjithëm, në projekte të interesit publik.
Ndërsa ajo për të cilën po pyetni me aq sa u kuptua prej pyetjes suaj është çështje personale dhe përfitim individual prandaj nuk është e lejuar ta përdorni përqindjen që del nga Interesi kamator për këtë qëllim.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit