8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

A marrin xhinët të njejtin shpërblim dhe dënim si njerëzit?

Më të lexuarat

Pyetje: Në Kuran Allahu (te ala) thotë:
”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për asgjë tjetër pos që të më adhurojnë.”(edh-Dharijat 51:56)
I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Të gjithë njerëzit do të hyjnë në Xhenet përveç atyre që refuzojnë.”
Sahabët pyetën: “O i Dërguari i Allahut, dhe kush refuzon një gjë të tillë?
Ai u përgjigj: ‘’Kushdo që më bindet mua hyn në Xhennet dhe kushdo që është i pabindur ndaj meje ai veçse ka refuzuar.” (Buhariu, Muslimi)

Ne e dimë se edhe xhinët ashtu edhe njerëzimi e adhurojnë Allahun, I Cili gjithashtu ua premtoi Xhennet të gjithë atyre që e adhurojnë Atë. Pse nuk përmenden xhinët, duke qenë se edhe ata e  adhurojnë Allahun? Ne kërkojmë nga ju sqarim me argument në lidhje me këtë.

Përgjigje: Mendimi i saktë në lidhje me këtë është se besimtarët prej xhinëve hyjnë në Xhenet. Allahu (te ala) thotë:

“Për atë që i frikësohet daljes para Zotit të tij, do të jenëdy kopshte (dy xhenete)!” (er-Rrahman 55:46)

Kushdo që është në përputhshmëri me atë që gjendet në këtë ajet Kuranor, duke pasur besim të qëndrueshëm dhe bënë vepra të mira është besimtar. Kurse Allahu i premtoi besimtarëve hyrjen në Xhenet.

“Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim kopshtet e Firdeusit.” (el-Kehf 18:107)

Allahu i Lartësuar gjithashtu ka thënë:

 

“O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni Atij! Ai i falë mëkatet tuaja dhe ju shpëtonë prej dënimit të dhembshëm.” (El-Ahkaf 46:31)

Këto ajete tregojnë qartë se ata që i përgjigjen thirrjes së profetit të tyre dhe besojnë Allahun, do të shpërblehen me faljen e mëkateve të tyre e gjithashtu me shpëtimin nga dënimi. Prandaj, është e kuptueshme se ata do të hyjnë në Xhenet, sepse nuk ka asgjë në botën tjetër, përveçse Xhenetit dhe Xhehnemit. Pra, ata të cilët do të mbrohen nga Xhehnemi do të hyjnë në Xhenet.

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 13958

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit