2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A lejohet të varim në muret e shtëpisë panorama me Kuran dhe përmbajtje fetare?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet që të mbajmë një panoramë me përmbajtje Kurani ose diçka siç është Meka dhe Medina në dhomën e gjumit?

Përgjigje: Kurani jo. Kurani ka zbritur për t’u lexuar. Kurani ka zbritur që të meditohet. Kurani ka zbritur si gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë në jetën e besimtarit, nuk ka zbritur Kurani për të zbukuruar muret, as që të bëhet panorama, sepse dijetarët e numërojnë këtë prej zhvlerësimit të arsyes së zbritjes së Kuranit. Ndërsa panorama me Mekën dhe Medinën, apo Mekën dhe Medinën bashkë, xhaminë Aksa, xhaminë Blu, xhaminë Hagia Sofia, s’ka asnjë problem, mbushe me panorama me xhamia s’ka asnjë lloj problemi, por Kuran jo.

Nëse dua të vendos një ajet Kuranor si këshillë për veten time dhe fëmijët e mi nuk ka problem, një hadith që është këshillë s’ka asnjë problem, por edhe kjo nuk është e këshillueshme, nuk është e mirë domethënë.

Kështu që, Kurani ka zbritur për t’u mësuar, për t’u besuar, për t’u lexuar, për t’u vepruar, për t’u edukuar me të, për t’u arbitruar tek ai dhe për t’u kuruar me të. Këto janë detyrat e zbritjes së Kuranit dhe nuk ka ardhur Kurani që me të të bëhen panorama apo që të shkruhet anije, nëse e shikon duket si anije, por në fakt kur e sheh me vëmendje është sure Kurani që e kanë bërë në formën e anijes, ose e bëjnë Kuranin si një njeri duke falur namaz; kjo është zhvlerësim i plotë i arsyes se përse Zoti e solli Kuranin në tokë.

Hoxhë Dr. Ahmed Kalaja

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit