Përgjigje: Thënia “U varros në vendbanimin e fundit” është haram, nuk lejohet të thuhet.
Ngase kur të thuash “në vendbanimin e fundit” kjo aludon se varri është gjëja e fundit për të, e kjo do të thotë mohim i ringjalljes. Të gjithë muslimanët e dijnë se varri nuk është gjëja e fundit, përveç atyre që nuk e besojnë ringjalljen.
Ata besojnë se varri është gjëja e fundit për njeriun. E muslimani nuk beson se varri është gjëja e fundit.
Një njeri dëgjoi një tjetër duke lexuar ajetet: “Juve u preokupoi perpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)! Derisa të mos i vizitoni varrezat (të vdisni)” (et-Tekathur 1-2); dhe tha: “Vall-llahi, do t’i vizitojmë dhe nuk do të mbesim aty”, sepse ai që viziton, ndonjehere do të shkojë. Patjetër që do të ringjallemi, kjo është e vërteta.
Prandaj i duhet larguar përdorimit të këtyre termave dhe nuk mund të quhet varri vendbanim i fundit, sepse vendbanimi i fundit është ose xheneti ose zjarri në Ditën e Kijametit.
“Kushtet e Fesë” / Shejh Uthejmini