A lejohet të thuhet: “Allahu ia lehtësoftë dënimin e varrit”, për një të vdekur duke qenë se ai ka vdekur para disa vitesh?
Nuk lejohet për askënd të themi: “Allahu ia lehtësoftë dënimin e varrit”, ngase në këtë mënyrë ti po beson se ai është duke u dënuar, gjë për të cilën ti nuk ke dije. Përderisa nuk ke dije, kjo i bie si një lloj akuze për të vdekurin. Madje, mund të jetë dhe përfolje për të, gjë për të cilën do të japësh llogari para Allahut. Përfolja për të vdekurin është më keq se përfolja për të gjallin, sepse të gjallit shpreson t’ia kërkosh hallallin, ndërsa të vdekurit nuk mundesh më. Por, duhet thënë: Allahu e mëshiroftë, e faltë, ia bëftë varrin kopsht prej kopshteve të xhenetit, ia ndriçoftë varrin etj.
Hoxhë Lulzim Perçuku