-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A lejohet të punoj në shërbim ndaj klientit për një faqe online që shet parfume dhe kozmetikë?

Më të lexuarat

Përgjigje:
Sa i përket punës ose shitjes online, shumica e dijetarëve bashkëkohorë (sepse shitja online është një fenomen i kohës së sotme, sidomos pas periudhës së pandemisë) mendojnë se shitja online është e ngjashme me shitjen që bëhet në formë fizike. Megjithatë, ata kanë përjashtuar blerjen e arit dhe argjendit për shkak të vështirësive që lidhen me pagesën dhe mbërritjen e porosisë. Ari dhe argjendi duhet të blihen dora-doras, pra të pranohet ari dhe të dorëzohet pagesa menjëherë, ose anasjelltas. Nëse vonohet njëra nga këto, atëherë hyn në kamat. Përjashtuar arin dhe argjendin, shitja online konsiderohet e njëjtë me shitjen fizike.

Për sa i përket artikujve që ndalohen të shiten fizikisht, ata ndalohen edhe online, p.sh., shitja e alkoolit ose rrobave që përdoren vetëm për qëllime haram. Ndërsa për artikujt që kanë përdorim të dyfishtë, si kozmetika apo disa rroba që mund të përdoren edhe në hallall edhe në haram, dijetarët sugjerojnë që të shihet se cili përdorim dominon. Nëse 90% e përdorimit është në haram dhe vetëm 10% në hallall, duhet të shmanget shitja e atij artikulli. Nëse përdorimi është 50-50%, disa dijetarë thonë se është më mirë të shmanget shitja, ndërsa të tjerë thonë se nuk është e ndaluar. Në përgjithësi, nëse një artikull ka përdorim në hallall dhe haram, dhe në esencë nuk është haram, atëherë është e lejuar të tregtohet. Megjithatë, për një mysliman që kujdeset për mënyrën se si fiton dhe ushqen familjen, do të ishte më mirë të kërkojë një punë tjetër.

Përgjigje nga: Hoxhë Dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit