3.8 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

A lejohet të punohet në bankë në sektorin e IT-së?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet të punohet në bankë në sektorin e IT-së, si dhe a lejohet puna në kompani dytësore që është e kontraktuar prej bankës?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Fillimisht: Në parim lejohet ushtrimi i çdo pune e cila në esencë është hallall (e lejuar), përderisa me atë punë nuk përdoret si ndihmë për një punë tjetër haram.
Së dyti: Puna në bankat komerciale, pjesë e së cilave është kamata; në pozitën e pjesëmarrësit në kontratën që përmban kamatë, nuk lejohet. Ngase një gjë e tillë konsiderohet ndihmesë nga afër në njërin nga mëkatet më të mëdha, që është kamata, pra, ndihmesë në mëkate dhe armiqësi, për çka ka ndaluar Allahu i Lartësuar: “…dhe mos e ndihmoni njëri tjetrin në mëkat e armiqësi…” (Maide: 2)
Së treti: Puna në bankat komerciale, si mirëmbajtës (i rrjetit elektrik, mirëmbajtja e paisjeve, IT-së, e të ngjashme), konsiderohet ndihmesë jo nga afër në njërin nga mëkatet më të mëdha, që është kamata, pra, ndihmesë në mëkate dhe armiqësi. Pikërisht se këto punë konsiderohet ndihmesë jo nga afër në mëkat, ka bërë që dijetarët të mos kenë qëndrim të njëjtë në lidhje me dispozitën sheriatike për punë të tilla. Pjesa dërmuese e dijetarëve bashkëkohorë dhe akademive të jurispudencës islame, konsiderojnë se këto punë kanë efekt të madh në lehtësimin punëve që i kryejnë bankat komerciale dhe hyjnë në ajetin e lartëprmendur: “…dhe mos e ndihmoni njëri tjetrin në mëkat e armiqësi…” (Maide: 2) Si të tilla janë të ndaluara. Përderisa një pjesë e vogël e dijetarëve konsiderojnë që këto punë nuk kanë efekt të madh në punët e këtyre bankave dhe si të tilla nuk janë të ndaluara. Këshilla jonë për të gjithë ata që iu ofrohen punë të tilla (në sektorin e IT-së, si dhe në kompani dytësore që është e kontraktuar prej bankës), të mos punojnë, sepse në këtë mënyrë, së paku do të ruhen nga punët që janë të dyshimta; dyshim të fortë dhe do ta ruajnë fetarinë e tyre. Allahu e di më së miri.

Hoxhë dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit