13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

HAPJA SOLEMNE E XHAMISË TË RE NË LAGJËN DRENOVEC TË TETOVËS

Më të lexuarat

Më 15.10.2022 (e shtunë), u organizua manifestim fetar me rastin e hapjes së Xhamisë së Re në lagjen Drenovec – Tetovë. Në këtë manifestim morën pjesë: Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, Myftiu i Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kumanovës, Abedin ef. Imeri, Myftiu i Kërçovës, Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Manastirit, Amit ef. Rasimi, Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, përfaqësues nga Myftinia e Strugës, Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Shaban ef. Sulejmani, Prodekani i FSHI-së, Dr. Muaz ef Agushi, Drejtori për Diasporë pranë BFI-së, Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtori për Arsim Fetar, Jusuf ef. Zimeri, Drejtori i Agjencionit për Hallall Standard, Muhamer ef. Veseli, Drejtori i Sektorit për Marrëdhënie me OSBE-në, Mr. Mustaf ef. Dauti, Drejtori i Shoqatës “Ilmije”, Rexhep ef. Ziberi, Drejtori i Sektorit për Shkencë dhe Kulturë, Musanif ef. Rufati, Profesor nga FSHI-ja, dhe Medreseja “ISA BEU”- Shkup, ish Myftinjtë, Alifekri ef. Esati dhe hfz. Imer ef. Kamberi, operativa e Myftinisë, këshilli iniciativë për ndërtimin e xhamisë, hoxhallar, mysafirë si dhe xhematë nga qyteti dhe rethina.

Manifestimi të cilin e moderoi Mr. Xhemil ef. Sadiki, filloi me leximin e disa pjesëve nga Kur’ani Famëlartë, kënduar nga hfz. Bekim Havziu. Të dhënat rreth ecurisë së ndërtimit të Xhamisë i prezentoi, anëtari i këshillit inciativ, Dr. Selver ef. Xhemaili.
Pastaj të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Tetovës, ku përgëzoi xhematin për këtë xhami të re, duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të gjithë ata që kanë kontribuar në çfarë do lloj mënyrë në ndërtimin e kësaj xhamie, t’i shpërblen me shpërblimet e Tija të pafundme. Gjithashtu në fjalimin e tij potencoi se ndërtimi i xhamive është një ndër punët më të pëlqyera dhe më të dashura te Allahu xh.sh.. Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.
Ndërkaq fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së, Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Kryetari në fjalimin e tij u përqëndrua në rolin që ka luajtur xhamia në të kaluarën dhe rolin që do të luaj në të ardhmen. Ai fjalimin e tij e përfundoi duke e lutur Allahun që të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e kësaj xhamie, ti shpërblejë me shpërblime ashtu sikur di Ai..
Para se të bëhet Duaja e hapjes së kësaj xhamie, u lexuan edhe disa pjesë nga Kur’ani famëlartë, kënduar nga Referenti pranë Myftinisë së Kumanovës, Sadulla ef. Abdullai, ndërkaq duan e bëri Alifekri ef. Esati. Pas bërjes së duasë, u ndanë edhe disa mirënjohje për donatorët të cilët kishin kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie. Në faljen e namazit të drekës priu, Kryetari i BFI-së.
Këshilli i Xhamisë me rastin e këtij manifestimi për mysafirët kishte përgatitur koktej dhe drekë për mysafirët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit