Pyetje: në Australi, me rastin e krishtlindjeve ka zbritje të mëdha në rrobe, mobile, mjete elektronike e tjerë, a mund t’i shfrytëzojë këto zbritje që janë vetëm në këtë kohë gjatë vitit?
Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…
Nuk prish punë blerja e rrobave, mobileve dhe gjërave tjera gjatë festave të mosbesimtarëve siç janë krishtlindjet me kusht që të mos blejë gjëra që kanë të bëjnë me festat e tyre apo që ju përngjanë mosbesimtarëve në festat e tyre. Në përgjigjen (69558) kemi sqaruar se besimtarit i lejohet të hap shitoren e tij gjatë ditëve të festave të mosbesimtarëve me dy kushte:
Një: të mos shet gjëra që përdoren në mëkate apo që ndihmojnë në realizimin e festave të tyre.
Dy: të mos ju shet myslimanëve gjëra me të cilat përngjasohen me mosbesimtarët në festat tyre.
Mu për këtë themi që blerja e gjerave të nevojshme është më e lehtë se shitja dhe hapja e shitores sepse në esencë blerja është e lejuar dhe fakti që realizohet gjatë festave të mosbesimtarëve nuk prish gjë. Allahu e di më së miri.
Islam-qa
Burimi në gj. shqipe: albislam.com
Përktheu: Agim Bekiri