1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

A lejohet ta ndërroj arin e vjetër me të ri?

Më të lexuarat

Pyetja:

Unë kam një sasi ari të vjetër, a mundem ta ndërroj me ari të ri si dhe të shtoj të holla shtesë?

***

Përgjigjja:

Ndërrimi i arit të vjetër me arin e ri duke shtuar të holla shtesë nuk lejohet, ngase kjo konsiderohet kamatë. Ubade bin Samit r.a. transmeton duke thënë: ”E kam dëgjuar Pejgamberin e Allahut ﷺ  duke ndaluar nga shitja e arit për ar, argjendit për argjend, grurit për grurë, elbit për elb, hurmave për hurma, kripës për kripë, vetëm se në sasi të njëjtë dhe dorë në dorë. E kush kërkon shtesë apo paguan shtesë, ka marrë kamatë.” [1]

Ky hadith na tregon se lejohet shitja apo ndërrimi i arit me ar, argjendit me argjend, nëse veprohet menjëherë në dorë dhe pa tepricë në peshë, ndërsa ndalohet ndërrimi i arit me ar, argjendit me argjend nëse nuk bëhet pagesa në dorë, pra nëse bëhet pagesa me veresi apo nëse ka tepricë në peshë.

Duke pasur parasysh se çmimi i arit të vjetër në treg dallon nga çmimi i arit të ri, në këtë rast mënyra e lejuar do të ishte që ju ta shitni arin e vjetër me pagesë në dorë dhe pastaj me ato të holla të blini çka të doni prej modeleve të arit të ri.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

————————————————————

[1] Muslimi, nr. (1587) 80.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit