-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A lejohet leximi drejtperdrejt nga Kurani në namaz?

Më të lexuarat

Përgjigje: Kjo çështje është prej atyre çështjeve për të cilat kanë folur dijetarët.

Ja çfarë kanë thënë disa prej tyre!

Imam Maliku thoshte:
“Nuk ka gjë nëse imami u prin njerëzve nga mus’hafi në Ramazan dhe në nafile”
Ibn El-Kasimi (nxënësi i Malikut) thoshte:
Ai e urrente këtë gjë në namazin farz. Shih librin El-Mudeuuneh.

Imam Ebu Daudi –Allahu e mëshirofttë- thotë:
“Është pyetur imam Ahmedi për një burrë që u printe njerëzve në muajin e Ramazanit nga mus’hafi dhe ai e lejoi atë. Pastaj i thanë po në farz? Ai u tha: bëhet kjo?! Duke shprehur mosmiratimin e tij” Shih librin: mesail Ebu Daud.

Ky dallim mes namazeve farze dhe namazeve synete ka ardhur ngase është transmetuar prej selefëve se ata e bënin këtë gjë në Ramazan dhe nuk është transmetuar prej tyre ta bënin këtë gjë në namazet farze.

Në lidhje me namazet synete është transmetuar nga Aishja -radiallahu anha- se: “Asaj i printe në namaz një shërbëtor duke lexuar në mus’haf (nga Kurani)” e transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë. Në një transmetim tjetër thuhet “Aishja -radiallahu anha- e ka liruar nga robëria një shërbëtor që i printe asaj në namaz në Ramazan nga mus’hafi”
E transmeton Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë.

Ndërsa në lidhje me namazet farze nuk është transmetuar një gjë e tillë prej tyre dhe kjo ndoshta ngase Profeti -alejhi selam- porosiste:
“U prin njerëzve ai që e lexon më shumë Kuranin” e transmeton Muslimi.

-Fjala e tij [ai që e lexon më shumë Kuranin] d.m.th: ai që di më shumë Kuran përmendësh siç ka ardhur e sqaruar në një hadith tjetër.
Amr bin Seleme El-Xhermij tregon se kur fisi i tij pranoi Islamin, erdhi babai i tij dhe u tha njerëzve se Profeti -alejhi selam- e kishte porositur:
“Kur të vijë koha e namazit, ta bëjë ezanin ndonjëri prej jush dhe t’ju prijë ai që di më shumë Kuran!” Njerëzit panë dhe nuk gjetën njeri të dinte më shumë Kuran se unë për shkak të asaj që kisha mësuar prej kalimtarëve (para se të pranonim Islamin) dhe më nxorën për t’ju prirë ndërkohë që isha gjashtë apo shtatë vjeç.
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit