16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Më të lexuarat

Prishtinë, më 28 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim.Gjatë kësaj vizite në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, zv/kryediplomati nga Turqia, u njoh nga Myftiu Tërnava për aktivitetet fetare në Kosovë gjatë muajit Ramazan, me punën e Medresesë “Aluaddin”, Fakultetin e Studimeve Islame, Institutet e Hivzit, si dhe aktivitetet e mësim-besimit.

Gjithashtu, Myftiu Tërnava e njohu edhe me punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, si dhe me xhamitë që janë duke u restauruar në bashkëpunim me Dijanetin e Turqisë.

Në veçanti gjatë këtij takimi, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe fushat në të cilat mund të shtojnë bashkëpunimin.Myftiu Tërnava kërkoi nga zv/kryediplomati i Turqisë që të japë maksimumin në mbështetjen e Kosovës në të gjitha sferat e jetës dhe në veçanti ato politike.

Nga ana tjetër, zv/ministri i Jashtëm i Turqisë, Yasin Ekrem Serim, u shpreh i kënaqur që gjendet në Kosovë, ku në këtë rast i uroi Myftiut Tërnava për mandatin e ri në krye të Bashkësisë Islame.

Ai u shpreh i gatshëm që bashkëpunimin të thellojnë edhe më shumë mes Kosovës dhe Turqisë, teksa veçoi bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e humanitetit, restaurimit të xhamive, si dhe dërgimin e 11 imamëve për muajin Ramazan.

Gjatë qëndrimit të zv/ministrit të Jashtëm të Turqisë në Kosovë, ai vizitoi disa prej xhamive të restauruara rishtazi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit