-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A lejohet fetarisht pasja fëmijë përmes nënave surrogato?

Më të lexuarat

Fekondimi artificial (in vitro)

Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam e mbledhur në sesionin e saj të tretë në Aman, kryeqytetin e Mbretërisë Jordaneze Hashimite në datat 8-13 Sefer 1407 h. /11-16 Tetor 1986 e.s. pasi mori në shqyrtim studimet e paraqitura rreth fekondimit artificial (in vitro) dhe dëgjoi shpjegimin e mjekëve specialistë, iu bë e qartë se sot për sot kemi të bëjmë me shtatë forma të njohura të fekondimit artificial, si rezultat Asambleja mori këtë vendim:

Së pari: Pesë format e mëposhtme janë të ndaluara fetarisht, të ndaluara kategorikisht për shkak të vetë formës ose për shkak të pasojave, siç është përzierja e prejardhjes, humbja e mëmësisë si dhe anë të tjera fetarisht negative:

Forma e parë: merret fara e mashkullit dhe fekondohet me vezën e një gruaje që nuk është gruaja e tij dhe më pas vendoset në mitrën e gruas së tij.
Forma e dytë: merret veza e gruas dhe fekondohet me farën e një mashkulli që nuk është burri i saj dhe më pas vendoset në mitrën e kësaj gruaje.
Forma e tretë: merret veza dhe fara e dy bashkëshortëve dhe pasi fekondohen jashtë në mënyrë artificiale kjo vendoset në mitrën e një gruaje tjetër që del vullnetare për këtë gjë.

Forma e katërt: merret veza e një gruaje të huaj dhe fekondohet me farën e një burri të huaj dhe më pas kjo vendoset në mitrën e bashkëshortes.
Forma e pestë: merret veza e bashkëshortes dhe fekondohet jashtë me farën e bashkëshortit dhe më pas vendoset në mitrën e bashkëshortes tjetër (në këtë rast burri ka më shumë se një grua).

Së dyti: Dy format e tjera të fekondimit artificial janë të lejuara, nëse paraqitet nevoja për to, por me kushtin e domosdoshëm që të merren të gjitha masat e duhura për të ruajtur procesin, këto forma janë:

Forma e gjashtë: merret fara e burrit dhe veza e gruas së tij dhe kryhet fekondimi i jashtëm, më pas ajo vendoset në mitrën e gruas.
Forma e shtatë: merret fara e burrit dhe vendoset në një vend të përshtatshëm brenda organit gjenital të gruas së tij ose në mitrën e saj duke kryer kështu një fekondim të brendshëm.

Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam
Vendimi nr. 16 (4/3)

Allahu e di më së miri.

Burimi: Revista e Akademisë nr. 3   vol. 1 fq. 423

www.fiqhacademy.org.sa

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit