1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A lejohet dhënia gji foshnjes duke qenë e papastër(xunub)?

Më të lexuarat

Pyetja:
Esselamu alejkum!
E kam parasysh se pas marrëdhënieve intime me burrin duhet të merret gusul, por ajo që më shqetësoi ishte ajo që lexova në internet se nuk guxojmë, në këtë gjendje, as t’i japim gji foshnjës apo se të përgatisim diçka për të ngrënë. Çfarë në fakt më ndalohet gjatë kësaj gjendjeje?

Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.
Elhamdulil-lah, ves-salatru ves-selamu ala resulil-lahi ve ba’d…

E nderuar, pastrimi i tërë trupit pas kryerjes së marrëdhënieve imtime është detyrim islam (Farz). Njeriu i cili nuk është i pastër nga xhunubllëku, e ka të ndaluar të lexojë Kur’an, ta prekë Kur’anin, të falë namaz, të hyjë në Xhami etj. Besimtari dhe besimtarja islame e kanë të ndaluar të rrinë xhunub kohë të gjatë sepse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk hynë melekët në shtëpinë e cila ka qen, fotografi dhe të papastër (xhunub).” (Ebu Davudi)
Megjithatë të sqarojë një gjë. Nëse pas marrëdhënieve intime me bashkëshortin, paraqitet nevoja për t’i dhënë gji fëmijës suaj, mund ta bëni këtë pa probleme, ose mund të hani dhe përgatitni ushqim në këtë kohë pa probleme, por është mire që të merrni abdes, i cili njëkohësisht është edhe freskim për ju.

Vallahu ealem!

Jusuf Zimeri

The post A lejohet dhënia gji foshnjes duke qenë e papastër(xunub)? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit