1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

A konsiderohet ryshfet premtimi për shpërblime menaxherit në marrëveshjet e biznesit?

Më të lexuarat

Pyetja: Sipas Islamit, a konsiderohet haram apo ryshfet të bësh marrëveshje me një market ose rrjet marketesh për disa produkte, duke i dhënë bonus vjetor atij biznesi në fund të vitit?
Po ashtu, a është e lejuar t’i premtohet menaxherit të atij biznesi një dhuratë apo para nëse arrin një shitje të caktuar?

Përgjigja: Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Marrëveshja për të ekspozuar mallin tënd në pronën e tjetrit është qiramarrje e hapësirës dhe shërbimit të shitjes e kjo është e lejuar parimisht. Disa dijetarë nuk e lejojnë të jetë përballë përqindjes dhe jo një pagese fikse të ditur pasiqë përfitimi mbetet anonim deri në fund. Por ka edhe dijetarë të tjerë që e kanë lejuar një gjë të tillë, prandaj ska gjë të keqe nga kjo marrëveshje përballë pagesës fikse ose përqindjes qoftë hapësira fizike si shitore qendër tregtare etj apo virtuale si ndonjë faqe intrnet etj.
Ndërsa menaxherit të punësuar me rrogë nuk i lejohet të përfitojë pagesë ekstra përveç nëse e ka pjesë të marrëveshjes me punëdhënësin e tij dhe kjo bëhet me transparencë.
Vallah A’lem

 

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit