2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A konsiderohet krijimi i faqeve të davetit si sadaka rrjedhëse?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është krijimi i faqeve dhe grupeve islame në Facebook, postimi në gupet e bisedave në internet dhe krijimi i një kanali në YouTube për ngarkimin e videove islame, që të tjerët i kishin ngarkuar tashmë në kanalet e tyre nën titullin e sadakasë rrjedhëse?

***

Përgjigjja: 

Falënderimi i takon Allahut.

Ngritja e faqeve të davetit dhe edukative në internet është një lloj përhapjeje e diturisë së dobishme dhe është një nga mënyrat e thirrjes së njerëzve tek Allahu i Lartësuar.

Edhe pse këto dy aktivitete (përhapja e diturisë dhe thirrja e njerëzve tek Allahu i Lartësuar) nuk janë nën titullin e sadakasë rrjedhëse, ato janë akoma veprime të virtytshme që sjellin shpërblim të madh që mund të vazhdojnë edhe pas vdekjes së ai që i ka vendosur, siç na ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur njeriu vdes, i ndërpriten veprat e tij përveç se tri gjërave: “Sadakaja e rrjedhshme, dituria prej se cilës përfitohet dhe fëmija që lutet për (prindërit)”” [1]

Transmetohet se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Veprat e mira që do t’i arrijnë besimtarit pas vdekjes së tij janë: dituria të cilën ai e mësoi dhe pastaj e përhapi; një djalë të drejtë të cilin ai e lë pas; një kopje të Kuranit që ai e lë si trashëgimi; një xhami që ai ndërtoi; një shtëpi që ai ndërtoi për udhëtarët; një kanal që ai hapi; ose bamirësia që ai dha gjatë jetës së tij kur ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Këto vepra do të arrijnë tek ai pas vdekjes së tij.” [2]

Përhapja e njohurive mund të bëhet përmes mësimdhënies, shkrimit të librave ose kopjimit dhe shpërndarjes së materialit.

Es-Sanani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Njohuritë e mësimdhënies përfshijnë shkrimin e librave, mësimdhënien, kopjimin dhe shpërndarjen, si dhe redaktimin dhe shkrimin e komenteve të librave të muslimanëve.” [3]

Kjo përfshin këdo që shkruan një libër me njohuri të dobishme, ose e boton ose e shpërndan atë, si dhe këdo që e transmeton atë prej tij ose përfiton prej tij; ai përfshin gjithashtu libra me njohuri të dobishme, edhe nëse ato prodhohen me pagesë, përderisa qëllimi është i shëndoshë; dhe përfshin edhe librat e mbetur si vakëf. [4]

Krijimi i faqeve të internetit që përfshijnë fjalët e dijetarëve, ose klipe të ligjëratave dhe mësimeve të tyre dhe të ngjashme, hyn gjithashtu nën titullin e kopjimit dhe shpërndarjes së njohurive. Ai që krijon këto webfaqe daveti, inshaAllah, do të ketë një pjesë të shpërblimit si shpërblimi i atyre që veprojnë sipas asaj që mësojnë këto faqe për mirësinë dhe udhëzimin.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush i thërret të tjerët në udhëzim, do të ketë një shpërblim si ai i atyre që e pasojnë atë, pa u zvogëluar aspak nga shpërblimi i tyre… Dhe kushdo që i thërret të tjerët në humbje, do të ketë një barrë mëkati si ajo e atyre që e pasojnë atë, pa u hequr aspak nga barra e tyre.” 

Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“… Kushdo që i thërret njerëzit në udhëzim do të ketë një shpërblim si ai i atyre që e pasojnë atë, dhe kushdo që i thërret njerëzit në humbje do të ketë një barrë mëkati si ai i atyre që e pasojnë atë. Qoftë ai që e nisi atë udhëzim apo devijim apo ndoqi dikë tjetër në përhapjen e tij, dhe nëse (në rastin e udhëzimit) është mësimi i diturisë, një akt adhurimi, mirësjellje apo ndonjë gjë tjetër.” [5]

Muslimani i cili është aktiv në ngritjen e këtyre faqeve duhet të jetë optimist ndaj begatisë dhe mirësisë së bollshme nga Allahu i Lartësuar dhe duhet ta bëjë nijetin e tij të sinqertë. Ai gjithashtu duhet të sigurohet që dija që ai po përhap, ose çështja për të cilën ai po i thërret njerëzit, të jetë e lirë nga çdo devijim, bidat ose risi.

Ai gjithashtu duhet të përqendrohet në atë njohuri që është me dobi të madhe dhe për të cilën njerëzit kanë më shumë nevojë.

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Ai duhet të zgjedhë nga dituria atë që është më e dobishme, pastaj atë që është më shumeë e dobishme.” [6]

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

————-

[1] Muslimi (1631)

[2] Ibn Maxhe (242); klasifikuar si hasen në Sahih Ibn Maxhe

[3] Tanweer Sherh el-Xhami ‘es-Saghir (2/274)

[4] Subul es-Selaam (5/227)

[5] Sharh Sahih Muslim (16/226-227)

[6] Sharh Sahih Muslim (11/85)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit