-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A kam shpërblim nëse lexoj Kuran shqip meqë nuk di arabisht?

Më të lexuarat

 

Shpërblim ke pa dyshim edhe nëse e lexon shqip, nëse nuk di arabisht. Mirëpo, shpërblimi nuk është i njëjtë, sepse Pegamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se ai që lexon një shkronjë të Kuranit i ka dhjetë shpërblime. Qëllimi këtu është një shkronjë arabisht. Allahu sevapet i shumëfishon prej 10 deri në 700. Sevapi mund të shkojë deri në 700 dhe kjo varet se me çfarë nijeti e lexon Kuranin, sa e kupton atë dhe sa mediton rreth kuptimeve të ajeteve. Më së miri është mësimi i arabishtes. Kurani është përkthyer në gjuhën shqipe, mirëpo deri diku i përafrohet kuptimit që e ka në gjuhën arabe. Tjetër ndjenjë është kur njeriu e lexon Kuranin duke e ditur arabishten. Muslimanët e parë të gjithë e kanë mësuar arabishten, edhe nëse kanë qenë nga popuj të tjerë jo arab. E kështu janë bërë prijës të fesë Islame, si: Buhariu, Tirmidhu, Ibn Maxhe, Nesaiu etj. Myslimani duhet të përpiqet, që edhe nëse nuk arrin të mësojë gjuhën akademike arabe, së paku të mësojë atë në mënyrë që të arrijë të kuptojë nga Kurani, p.sh.: gjysmën e tij.

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit