-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A ka urtësi vdekja e fëmijëve?

Më të lexuarat

Pyetje:

– A ka urtësi vdekja e fëmijëve?
– A ka mundësi që tërmeti të ndodhë rastësisht?
– Si shpjegohet që ra fatkeqësia e madhe në vendet islame?

Përgjigje nga hoxhë Ismail Bardhoshi:

Është më mirë për ne të mos dalim kundër Zotit të Lartësuar, sepse kundërshtari i Zotit do të vuajë Zemërimin dhe dënimin e Tij në këtë botë dhe në botën tjetër. Ishte Shejtani (djalli) ai që mendoi keq për Zotin e Lartësuar, që e akuzoi Atë për padrejtësi, kur tha se unë jam më i mirë se njeriu (Ademi). Kush nuk e pranon se Zoti i Lartësuar ka urtësi dhe lavdi për të gjitha punët, caktimet dhe ligjet e Tij, kush mendon keq për Zotin, kush e akuzon Atë për padrejtësi, ai është në rrugën e shejtanit dhe larg mëshirës së Zotit. Allahu thotë në Kuran: “Vërtet, Zoti yt është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë” (Jusuf, 6).

– E kuptojmë se rrezet e diellit kanë shumë urtësi dhe dobi, pasi pa to s’ka jetë e gjelbërim, por rrezet e diellit për disa shkaktojnë edhe dhimbje, sëmundje, djegie dhe shkatërrim.
– E dimë se Zoti i krijoi reshjet e shiut dhe burimet ujore me urtësi dhe në të mirën tonë, pasi s’ka jetë pa to, por edhe ato ndonjëherë shkaktojnë përmbytje, shkatërrim, dhimbje, mbytje, vuajtje dhe vdekje.
– Allahu i Lartësuar e bëri token të qetë dhe të përshtatshme të jetojmë në të. Kjo është një mirësi e madhe. Ndonjëherë Allahu lëshon një tërmet, një lëkundje të pjesshme, që të njohim fuqinë e Tij absolute dhe të kuptojmë sa mirësi e madhe është për ne qetësia e tokës dhe përshtatja e saj për jetë.
– Jeta, shëndeti dhe fëmija si krijesa të Allahut të Lartësuar nuk do të kishin mirësi dhe bukuri pa ekzistencën e vdekjes, sëmundjes, dhimbjes dhe vuajtjes.
– Bukuria nuk ka vlerë dhe kuptim pa ekzistencën e të shëmtuarës.
– Ekzistenca e gjërave të kundërta tregon bukurinë dhe mrekullinë e krijimit të gjithësisë.
– Nuk do të njihej vlera e mirësive që na ka dhënë Zoti i Lartësuar pa ekzistencën e vuajtjeve, dhimbjeve dhe fatkeqësive që bien po me caktimin e Tij.
– Allahu çdo gjë e ka vendosur në vendin e duhur, çdo gjë e bën me urtësi, por siç thotë në Kuran: “Shumica e njerëzve nuk dinë!”
– Dikur njerëzit nuk e dinin që helmi i gjarprit ka efekte kurative, por sot gjarpri është simboli i farmacisë!

O njeri! Nuk je aq i ditur sa të njohësh të gjitha urtësitë e caktimeve dhe punëve të Zotit në gjithësi; i kupton disa urtësi të krijesave dhe punëve të Zotit, si ato që u përmendën më lart, por nuk i di shumë urtësi të Tij. Fakti që ne nuk dimë të shpjegojmë urtësinë e çdo gjëje, nuk do të thotë se Zoti nuk ka një urtësi, por se ne nuk e dimë atë.
Edhe kur i merr jetën një fëmije, Zoti i Lartësuar ka urtësi:
– Jeta është një pronë dhe dhuratë e Zotit; Ai e jep jetën dhe Ai e merr atë, kështu që asesi nuk mund të jetë një padrejtësi.
– Allahu i Lartësuar e çon në Xhenet fëmijën që vdes dhe që e ka prindin musliman. Kështu, vdekja e fëmijës nuk është dënim për të, por në fakt për një fëmijë të tillë, në këndin që shkon në Xhenet, është mirësi për të.
– Prindi që duron këtë fatkeqësi fiton një gradë më të lartë në Xhenet se ai që nuk i vdes ndonjë fëmijë, dhe atje në Xhenet bashkohet dhe me fëmijën. Sipas një thënie profetike, ai që i vdes fëmija mund të fitojë “Pallatin e Lavdisë” në Xhenet.
– Njerëzit e tjerë, që nuk u vdesin fëmijë, falenderojnë Allahun që u ka dhënë fëmijë dhe ua ka ruajtur ata. – Kur shohin se ka fëmijë që vdesin, i luten më shumë Zotit t’ua ruajë fëmijët dhe t’i shpëtojë nga të këqijat. Kështu, Allahu i shpëton ata dhe fëmijët e tyre nga të këqijat. Dihet që lutja është një nga adhurimet më të mira për Zotin. Ai e pëlqen këtë adhurim.
– Nëse fëmija do të kishte jetuar, mund të kishte devijuar nga rruga e Zotit, si këta që e akuzojnë Zotin e Lartësuar për padrejtësi, e kështu do të merrte Zemërimin e Tij dhe do të shkonte në Xhehenem.
– Ka edhe urtësi të tjera që i dinë ata që njohin Zotin dhe fenë e Tij. Ka dhe shumë urtësi të tjera që nuk i di askush përveç Zotit. I Urti, i Falenderuar dhe i lavdëruar është Zoti i gjithësisë për gjithçka!

Disa pyetje për njerëzit me mendësi ateiste e materialiste të verbër:
Kush e bëri Tokën të qetë dhe të përshtatshme për jetë?
Allahu thotë: “A nuk e kemi bërë tokën si shtrat (që të jetë e qetë dhe e përshtatshme për jetë)?” Po sikur toka të kishte lëkundje kudo dhe përherë, a do të mund të behej jeta në të?
Kush e bëri Tokën me kaq saktësi, dhe me këtë qetësi e përshtatje të madhe për jetë?
A do të kishte logjikë të mendonin disa njerëz që udhëtojnë të qetë në një anije ose në një avion se ky mjet u bë rastësisht? A do ta pranonte kush këtë budallalluk?
Nëse tërmeti shkaktohet nga takimi i pllakave tektonike dhe shkaktoje të tjera, po cili i vendosi këto pllaka në brendësi të Tokës? Po kush e vendosi ligjësinë e lëvizjes së pllakave dhe shumë ligjësi të tjera?
Po cili e lëshon lëkundjen me një masë jo shumë të madhe që të mos shkatërrohet e gjithë toka dhe njerëzia?
Po cili ka bërë që tërmeti të pasohet me lëkundje të tjera më të lehta, që vijnë sipas një ligjësie të rregullt, deri në qetësimin e zonës ku ra tërmeti?
A nuk tregojnë këto se ka Një Zot të Vetëm, të Gjithëdijshëm, të Urët dhe të Gjithfuqishëm që ka krijuar gjithësinë, ka krijuar tokën, ka paracaktuar (planifikuar) gjithçka dhe ka vendosur ligjet e funksionimit të tokës?
Allahu thotë: “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!”
Nëse këtë nuk e pranoni, atëherë a mund të ketë kokfortësi, dogmë të verbër dhe budallalluk më të keq në botë?

Ja rregullimi i tekstit pa ndryshuar asnjë fjalë:


Kush e krijoi jetën dhe vdekjen? Kush e vendosi këtë ligjësi: që qeniet e gjalla vdesin dhe nuk janë të përjetshme? Nëse njeriu nuk e pranon që Zoti ka krijuar vdekjen, që Ai ka vënë këtë ligjësi, del që në fakt ai është ateist. E nëse e pranon që vdekjen e ka krijuar dhe caktuar Zoti, atëherë bie poshtë pretendimi i tij se Zoti nuk mund të caktojë diçka që u shkakton dhimbje dhe vuajtje krijesave, sepse vdekja është diçka e keqe, vuajtje dhe e dhimbshme për njeriun.

Po mendoi njeriu mbi këtë fakt, dhe të gjitha të kundërtat e tjera që Zoti i Lartësuar ka vendosur në gjithësi, e kupton se Zoti i Lartësuar ka caktuar gjithçka, përfshirë dhe të keqijat që u ndodhin krijesave, e po ashtu e kupton se Ai ka urtësi për gjithçka që ndodh.

Të besosh se Allahu ka caktuar edhe të mirat, edhe të keqijat që u ndodhin krijesave, nuk do të thotë të akuzosh Zotin e Lartësuar se Ai bën padrejtësi. Ky është përfytyrimi i keq i një ateisti ose i një deisti. Ne sqarojmë urtësitë e Zotit të Lartësuar në lidhje me tërmetet, kurse ata që nuk e njohin besimin e saktë nuk e kuptojnë se Zoti e bën gjithçka me urtësi.

Disa sqarime të rëndësishme:

  1. Zoti nuk bën asnjë veprim të keq dhe asnjë padrejtësi. Të gjitha caktimet, veprimet dhe ligjet e tij janë të mira. E keqja gjendet vetëm tek një pjesë e krijesave dhe vetëm një pjesë e krijesave bëjnë punë të keqija.
  2. Zoti i Lartësuar mëshiron ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe Ai zemërohet me ata që nuk besojnë dhe bëjnë vepra të keqija. Allahu i Lartësuar i shpërblen me të mira ata që bëjnë vepra të mira dhe Ai i dënon ata që bëjnë vepra të keqija, por Ai edhe fal shumë.
  3. Ky është besimi që bazohet në shpalljen hyjnore të Zotit të gjithësisë, kurse ata që bazohen në fetë e besimet që ka shpikur vetë njeriu thonë përralla dhe akuzojnë Zotin e Lartësuar se Ai bën padrejtësi, etj.

Kështu, atyre që nuk i pranojnë këto fakte iu bëjmë pyetjen: Çfarë burimi keni për besimin në Zot?

Edhe për fatkeqësinë që u bie muslimanëve themi: Allahu i bën punët me urtësi!

Fëmija vjen në jetën e kësaj bote pas shumë dhimbjesh dhe vuajtjesh që heq nëna e tij. Umeti (komuniteti) i madh i muslimanëve që përhapën besimin islam deri në Ballkan dhe pothuaj gjysmën e Europës tashmë po rilind pas një periudhe dobësie. Zoti ua ka dhënë muslimanëve këtë sprovë të tërmetit dhe sprova e vuajtjeve të tjera për tu ringritur e rimëkëmbur umeti, me qëllim që të rinisin punën për përhapjen e Islamit në të gjithë Europën dhe më gjerë, për t’i çliruar këto vende nga mosbesimi, ateizmi, idhujtaria, fetë e kota, degjenerimi, veset e ulta dhe paturpësitë. Nëse shembet ndonjë xhami nga tërmeti, kjo ndodh që të mund ngrejnë muslimanët me mijëra të tjera nëpër botë. Nuk ka shenjtëri në vetvete beton dhe gurë, por besimi dhe adhurimi që tregojnë muslimanët për Zotin. Nëse në botën islame bien tragjedi, ka vdekje, sëmundje dhe vuajtje, me siguri që në vendet joislame bien dhe ndodhin edhe më shumë gjëra të tilla. Allahu thotë në Kuran: “Nëse ju ndieni dhimbje, edhe ata (jomuslimanët) ndiejnë dhimbje ashtu siç keni dhimbje ju, por ju shpresoni nga Allahu ato të mira e shpërblime që nuk i shpresojnë ata (jomuslimanët)” (Nisa).

Me miliona të vrarë në luftën e parë dhe të dytë botërore, me miliona fëmijë të dëmtuar nga luftërat dhe regjimet racistë e komuniste, e shumica e këtyre në vendet joislame. Dëme të mëdha kanë sjellë edhe armët e shkatërrimit në masë. Shumë tragjedi kanë rënë në vende të ndryshme të botës joislame dhe që kanë shkaktuar shumë vdekje. Nëse një pjesë e jomuslimanëve kanë mirëqenie materiale më të lartë se një pjesë e muslimanëve, ata kanë më shumë stres dhe shqetësime shpirtërore sesa muslimanët. Megjithatë, jomuslimanët që kalojnë një jetë luksoze në këtë botë dhe vdesin pa u penduar e pa u kthyer te Zoti, do të kenë një dënim më të madh në botën tjetër në Zjarrin e Xhehenemit. Kështu, jetesa e mirë që ata kanë në këtë botë është një plan nga Zoti i gjithësisë që atyre tu shtohet dënimi dhe vuajtja në botën tjetër. Kështu mësohet nga disa ajete të Kuranit. Pra, nuk janë të fituar, por të dështuar. Prandaj, u bëjmë thirrje jomuslimanëve të pranojnë besimin Islam që është feja e vetme e Zotit, në mënyrë që të shpëtojnë nga dënimi i Zotit. Tragjeditë, tërmetet, dhimbjet dhe vuajtjet e kësaj bote janë shenja që paralajmërojnë dënimin e madh të botës tjetër. I mençur është ai që beson dhe punon të shpëtojë veten dhe të tjerët nga dënimi i Zotit në botën tjetër, por dhe që të fitojë mëshirën e Tij në Xhenet.

Hoxhë Ismail Bardhoshi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit