4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A janë të përmendura qartë pesë namazet e obliguara(farzë) në Kuran?

Më të lexuarat

Përgjigja:

Imam Esh-Shafei -rahimehullah- ka thënë:

“Selefët kanë thënë se fjalët e Allahut -azze ue xhel-:

“Prandaj lavdërojeni Allahun kur bie muzgu…” Er-Rum, 30:17

Kanë për qëllim namazin e akshamit dhe namazin e jacisë.

“…dhe kur gdhin drita!” Er-Rum, 30:17

Kanë për qëllim namazin e sabahut.

“Për Atë është lavdërimi dhe falënderimi në qiej dhe në tokë, në pasdite…” Er-Rum, 30:18

Kanë për qëllim namazin e ikindisë.

“…dhe në mesditë.” Er-Rum, 30:18

Kanë për qëllim namazin e drekës, dhe gjëra të ngjashme janë thënë në idhje me këtë çështje, dhe Allahu e di më së miri.

Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë: “Këto janë pesë faljet e detyruara të përmendura në Kuran.” Tefsir Et-Tabari.

Hafidh Ahmed bin El-Husejn El-Bejhaki (v. 458)
Ahkam-ul-Kuran (1/57)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit