3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A është mëkat nëse gjatë dhikrit pas namazit (pyetësi thotë: pas tespiheve) themi më shumë sesa që ka ardhur në sunet?

Më të lexuarat

Pyetja: A është mëkat nëse gjatë dhikrit pas namazit (pyetësi thotë: pas tespiheve) themi më shumë sesa që ka ardhur në sunet?

Përgjigjje: Nuk thuhet tespih, por thuhet dhikër pa namazit (farz). E forma e dhikrit pas namazit ka ardhur në disa forma:
-33 herë subhanAllah, 33 elhamdulilah, 33 Allahu e ekber, duke e përmbyllur me të njëqindtën herë me fjalët “La ilahe il-lAll-llahu wahdehu la sherike leh, lehul mulku we lehul hamdu, we huwe ale kul-li shejin kadir”;
-33 herë subhanAllah, 33 elhamdulilah, 34 Allahu ekber;
-10 herë subhanAllah, 10 elhamdulilah, 10 Allahu ekber;
-11 herë subhanAllah, 11 elhamdulilah, 11 Allahu ekber;
-25 herë subhanAllah, 25 elhamdulilah, 25 Allahu ekber, 25 La ilahe il-lAll-llahu wahdehu la sherike leh, lehul mulku we lehul hamdu, we huwe ale kul-li shejin kadir.

Cilëndo prej tyre që e vepron lejohet. Kjo është prej sunetit. Madje është mirë siç Shejkh Uthejmin rahimehullah thotë që personi të mos i përmbahet gjithmonë veç njërës formë prej këtyre dhikreve, por të kombinojë mes tyre, duke e zbatuar sunetin gjatë jetës së tij, ashtu siç është transmetuar. Për të gjitha këto dhikre shpërblimi është i njëjtë ashtu siç ka ardhur në hadith se “…fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit”. E nuk thuhet: “Nuk po i them këto që janë më pak në numër (10 herë) sepse dhikri me 33 herë ka më shumë shpërblim”, ngase shpërblimi është i njëjtë. Madje, nëse personi e bën dhikrin duke pasur si qëllim praktikimin e sunetit, ka shpërblim edhe më shumë.

Mirëpo, nëse thuhen 32 herë apo 34 herë (kur nuk është caktuar 34 herë), kjo nuk lejohet. Duhet përmbajtur numrit që ka ardhur në sunet. Vetë fakti se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka caktuar numrin, këtu fshihet një sekret, e ai e di më së miri se pse e ka caktuar. Nuk themi se personi me këtë gjë bën mëkat, porse nuk e arrin shpërblimin/qëllimin se pse ai salAllahu alejhi ue selem e ka caktuar atë numër.

Duhet munduar po ashtu që personi të mos habitet gjatë bërjes së dhikrit. Andaj dhe duhet numëruar me gishta. Kur i bën me gishta nuk hutohesh. Nëse ndodh që të janë përzier, atëherë e le atë që është më e sigurta, p.sh.: nuk e di a i ke thënë 32 apo 34 herë, atëherë e le se i ke thënë 32 herë ngase kjo është më e sigurt dhe e shton edhe 1 duke i bërë 33 herë.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit