1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A është i lejuar depilimi i pjesëve intime në ndonjë qendër estetike?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet depilimi i vendit intim pasi që une vet s’mund ta bëj mirë ashtu siq e bëjnë në sallone, ndërsa burrit i pëlqen ashtu të jem e pastërt gjatë gjith kohës edhe nëse burrit nuk i pengon kur shkoi nnë ato sallon?

Përgjigje: Nuk lejohet që askush përveç burrit tënd të shikojë vendin e turpshëm (auretin) vetëm në raste domosdoshmërie. Depilimi nuk është rast domosdoshmërie, sepse e bën edhe vetë dhe nuk është e nevojshme të shkosh tek qendrat estetike.

-Profeti(salallahu alejhi ue selam) ka thënë:(لا تنظر المرأة إلى عورة المرأة)
“Nuk duhet të shikojë gruaja tek aureti i gruas”
(Hadithin e ka transmetuar Timidhiu dhe e ka saktesuar Albani.)

Vajtja tek gjinekologia është nevojë dhe në raste të caktuara mund të jetë edhe domosdoshmëri, ndërsa depilimi nuk është as nevojë dhe as domosdoshmëri.

Secila grua duhet të pastrohet vetë në përshtatje me lëkurën e saj dhe tani të gjitha mjetet që përdoren në qendrat kozmetike i gjen në treg dhe nuk ke nevojë të shkosh tek ato qëndra për depilim të vendeve të turpshme.

Nuk e kuptoj përse motrat e vështirësojnë pastrimin e tyre, sidomos që kjo është natyra e fitrës (natyrshmërisë së pastërt: pastrimi i vendeve intime dhe mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat) !?
A nuk është më parësore që ajo të pastrojë veten e saj?

Allahu e di më së miri!.

/AdelinaKucana/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit