1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A e prishin abdesin gazrat pa erë dhe zë?

Më të lexuarat

Profeti – salallahu alejhi ue selem – kur u pyet për një person që kishte shumë vesvese gjatë faljes së namazit, i tha: “Mos të largohet (nga namazi) derisa të dëgjojë zë apo të ndiejë erë.”

Kështu, Profeti – salallahu alejhi ue selem – e kushtëzoi që gazrat që dalin nga njeriu të kenë dy kushte: zë dhe erë, për të qenë prishës të abdesit.

Nëse ndodh që mund të ndiesh lëvizje në bark, por nuk ka zë dhe erë në vendin ku dalin gazrat, atëherë kjo nuk e prish abdesin.

Nëse dëgjohet zë nga vendi, atëherë kemi dy raste:
1: Nëse është vetëm dhe ka dëgjuar zë, abdesi i saj llogaritet i prishur.
2: Ndërsa, në qoftë se është me të tjerët dhe dyshon që është prej saj apo nga të tjerët, qëndron në sigurinë e të qenit e pastër derisa ta vërtetojë apo të bindet që ky zë ka qenë prej saj dhe jo nga të tjerët, në mënyrë që të llogaritet që e ka prishur abdesin.

 

Përgjigje nga Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit