-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A e fal Allahu njeriun që ka qenë homoseksual?

Më të lexuarat

Përgjigje:
Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur, homoseksualiteti është një sëmundje dhe mëkat prej mëkateve më të mëdha, për shkak të të cilit Allahu (azzevexhel) ka shkatërruar popull të tërë në kohën e Lutit (alejhiselam). Thotë Allahu (azzevexhel): “Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: A punoni të shëmtuarën që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush? Vërtetë ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: Dëboni ata (Lutin dhe besimtarët) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës). Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, por gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit). Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve”. (A’raf 80-84)

Por megjithatë, edhe pas këtij mëkati të madh dhe mëkateve edhe më të mëdha se ky, dera e pendimit është e hapur për çdo njeri deri t’i vjen atij shpirti në fyt (në gargarah), ose deri të lindë dielli kah perendimi. Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet. Ai është që falë shumë dhe është Mëshirues”. (Zumer – 53)

Gjithashtu thotë: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqiat ua shëndërron në të mira. Allahu është Mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Furkan – 68/70)

Dhe shumë argumente tjera, të cilat thërrasin dhe nxisin njeriun që t’i kthehet Allahut (azzevexhel). Andaj gabimi i kaluar i tij, vërtetë është një prej mëkateve shumë të mëdha, por megjithatë mëshira e Allahut (azzevexhel) është shumë më e madhe.
Kështuqë, mjafton për të që të pendohet sinqerisht duke iu larguar njëherë e përgjithmonë atij mëkati të fëlliqur, me shpresë në Allahun se Ai do t’ia falë atij këtë mëkat.

Në lidhje me këtë, lexo dhe temën: Kushtet për pranimin e pendimit.  

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit