5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A e din cila është vlera e sures Fatiha?

Më të lexuarat

Surja Fatiha është surja më e vlefshme në Kuran

El Fatiha, është quajtur nga i Dërguari salAllahu alejhi ue selem “Nëna e Kuranit (baza e tij)” ngase nëse meditojmë rreth kuptimeve të Kuranit shohim se i gjithë Kurani është shpjegim/komentim i sures Fatiha. Domethëniet e të gjithë Kuranit janë përmbledhur në suren Fatiha. Ibn Kajjim rahimehullah thotë: “Pozitat e atyre që ecin drejt Allahut i hasim në një ajet “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” (Fatiha 4). Dije se surja Fatiha në mënyrën më të përkryer përmban në vete qëllimet më të larta që ka besimtari.” Medarixhus salikin. Pra, njerëzit dallojnë në pozitat/nivelet që arrijnë tek Allahu, për aq sa arrijnë ta realizojnë këtë ajet.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “(Nëna e Kuranit- El Fatiha) Është shtatë ajetet që përsëriten dhe Kurani madhështor që më është dhënë mua.” Buhariu.  Disa prej grupacioneve në Islam thonë se nuk lejohet të thuhet “disa sure janë më të vlefshme sesa disa të tjera në Kuran”, mirëpo hadithet dhe etheret që flasin për këtë dhe që dëshmojnë për akiden e ehli sunetit (pasuesve të sunetit) janë të shumta, ku tregohet se disa Fjalë të Allahut janë më të vlefshme sesa disa të tjera të Tij. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem thotë: “As në Teurat, as në Inxhil, as në Zebur dhe as në Kuran (pjesën tjetër të tij) nuk ka zbritur sure e ngjashme me të (suren Fatiha).” Ahmedi dhe Tirmidhiu. Kjo është e vetmja sure, leximin e së cilës Allahu e ka bërë obligim (të lexohet) në namaz. Ajo është surja më e përgjithshme që përfshin gjërat e dobishme për besimtarin në të dy botët.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Marrë nga libri “Ëmbëlsia e dhikrit”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit