4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A duhet t’i tregoj motrës për borxhin dhe vesin e kumarit të burrit të saj?

Më të lexuarat

Pyetje: Jam në një vështirësi dhe nuk di si të veproj. Kunati, burri i motrës, i ka kërkuar borxh 2000 € burrit tim. Burri ia dha paratë, por më tregoi vetëm më vonë për këtë borxh. Problemi është se kunati ka vesin e kumarit (këtë pjesë burri im nuk e di). Motivi i kërkimit të borxhit ishte i dobët dhe pa shumë sens. Kam dyshime që kërkesa ka lidhje me kumarin, sepse motra ime nuk është në dijeni për këtë borxh, ai ia ka fshehur asaj dhe i ka kërkuar burrit tim që të mos i tregojë.

Motra mendon se burri i saj nuk po luan më kumar, sipas llogaritjeve që ka bërë për paratë. Kështu më tha njëherë kur e pyeta, por unë dyshoj se ai mund të ketë hyrë sërish në borxhe. A duhet t’i tregoj motrës që ajo të jetë vigjilente, të hulumtojë dhe ta trajtojnë këtë ves, sepse ata kanë pasur shumë probleme për shkak të tij? Ju falënderoj shumë. Zoti ju shpërbleftë!

Përgjigje:

Falënderimet tona janë për Allahun s.v.t., dhe përshëndetjet tona me salavate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Sugjerimi ynë është që t’i tregoni motrës tuaj për çështjen e borxhit. Gjithsesi, ajo është e nevojshme ta dijë, pasi kumari është një prej obsesioneve më të vështira për t’u pastruar prej tij. Kumari, si vepër e ndyrë e shejtanit, jo vetëm që e shkatërron vetë personin, por ua dëmton jetën edhe të gjithë atyre që janë rreth tij. Braktisja e këtij vesi kërkon shumë vullnet nga vetë personi, por edhe mbështetje nga ata që janë afër tij.

Kësisoj, motra duhet ta dijë atë që po ndodh në mënyrë që t’i qaset problemit dhe të gjejë një mënyrë trajtimi. Vetëm se duhet gjetur një qasje e kujdesshme dhe e përshtatshme. Për aq sa lejojnë mundësitë dhe rrethanat, duhet t’i ndihmohet për të dalë nga ai batak ku ka rënë. Allahu fuqiplotë urdhëron dhe thotë: “Ndihmoni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri e mos u ndihmoni në mëkatim dhe tejkalim” (El-Maideh: 2).

Për fund, duhet t’ua përkujtojmë edhe këtë: megjithëse rrethanat që përmendët janë në drejtim të dyshimit dhe aludojnë në të, prapë ai mbetet vetëm dyshim, dhe duhet të ruhet integriteti i tij, duke mos e etiketuar pa argument të konfirmuar.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit