1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

A duhet të përsëris namazet pas 2-3 ditëve në rast se nuk mund të pastroj duart mirë pas punës si fasader?

Më të lexuarat

Pyetja: Unë punoj fasader dhe ndonjëherë më bëhen duart me ngjyrë që nuk më del për 2-3 ditë. A duhet t’i përsëris namazet pas 2-3 ditëve, pasi nuk po mundem t’i pastroj duart mirë dhe ngjyra nuk largohet me asgjë?

A mund të më ndihmoni me këtë çështje?

Përgjigja:

Falënderimi dhe lavdërimi janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të shumta për të dashurin tonë Muhamedin s.a.v.s. familjen dhe shokët e tij.
Obligim është që, gjatë pastrimit abdest qoftë ai apo gusël, uji të përshkojë gjymtyrët përkatëse dhe mos të ketë pengesë të çfardo lloji e cila pengon takimin e ujit me lëkurën.
Kësisoj nëse ngjyra e përmendur ka shtresë të formësuar mbi lëkurë e ajo pengon arritjen e ujit dhe është pengesë në abdest dhe gusël nuk lejohet.
Prandaj obligesh fillimisht të marrësh masa që ajo mos të të  ngjitet duke përdorë dorëza etj. Ndërsa nëse veç është ngjitur duhet përdorur preparatet përkatëse që e largojnë atë para se me marrë abdest në mënyrë që obligimi të kryhet i plotë.
E nëse edhe pas përdorimit të këtyre preparateve nuk hjeket ngjyra në këtë rast personi merr abdest të plotë dhe aty ku ka ngjyrë e fërkon me ujë e abdesti  i tij është në rregull për shkak të pamundësisë. Kjo shtresë e ngjyrës derisa të largohet në këtë rast e merr normën e fashave dhe mbështjellësve mjekues të cilët fërkohen gjatë abdestit iu jepet mes’h.
Vlen të përmendim edhe këtë se shejhul Islam Ibn Tejmijeh(Allahu e mëshiroftë) konsideron se ndonjë pikë e vogël tolerohet dhe nuk pengon në abdest.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit