7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A duhet të llogariten paratë e dhëna borxh në zekat?

Më të lexuarat

Pyetje: A duhet të llogariten paratë që i kemi dhënë borxh në zekat? Nëse po, a mund të llogariten në zekatin e vitit të ardhshëm duke pasur parasysh se ato para momentalisht nuk i posedojmë?

Përgjigjja
Borxhi që ia jep ndokujt në raport me zekatin ndahet në dy lloje:

  • Borxhi që ke shpresë që do të kthehet.
  • Borxhi që i ke humbur shpresat që të kthehet, ngase borxhliu nuk ka mundësi ta kthejë, ose ka qëlluar njeri i pabesë etj.

Për borxhin që nuk ke shpresë që të kthehet nuk ka zekat, sepse ato para mund të mos i posedosh kurrë.

Ndërsa, borxhi që ke shpresë se të kthehet, siç është rasti në pyetjen tuaj, për këtë borxh duhet nxjerrë zekatin sepse llogaritet kapital i ruajtur, dhe poashtu duhet nxjerrë zekatin për vitin aktual, jo pas një viti.
Allahu e din më së miri.

Mr. Xheladin LEKA

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit