4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A duhet të falet dreka pas namazit të xhumasë?

Më të lexuarat

Pyetje: Deshta të pyes se çfarç lloj namazi duhet falur pas farzit te namazit te xhumasë? Pasi kam dëgjuar se duhet falur dreka e fundit, njësoj si dreka 10 reqate, por mç intereson saktësisht se çka duhet falur dhe si duhet bërë nijet për atë që duhet falur?
Përgjigje: Nuk ka dyshim se në kohën e Pejgamberit (salallahu alejhiveselem) është falur namazi i xhumasë dhe nuk është falur namazi i drekës pas saj. Gjithashtu një gjë e tillë ka vazhduar edhe te sahabet dhe tabiinët.

E pas përhapjes së Islamit dhe shtuarjes së muslimanëve, është bërë e nevojshme që të falet namazi i xhumasë në disa xhami. E disa nga dijetarët, duke e llogaritur tubimin e muslimanëve të një vendi në një xhami, si kusht për pranimin e namazit të xhumasë, kanë dhënë fetva se pas namazit të xhumasë duhet të falet namazi i drekës, në mënyrë që të kompenzohet kushti i lënë, e i cili është tubimi në një xhami të vetme.

Edhepse, për të qenë ky mendim i saktë dhe i pranuar, patjetër duhet të jetë i mbështetur në argumente të Kur’anit dhe Sunetit. Dhe përderisa nuk ekziston ndonjë argument për faljen e namazit të drekës pas namazit të xhumasë, atëherë ibadeti i tillë nuk mund të jetë i kërkuar.

Ndërsa namazi i cili falet pas farzit të xhumasë, është suneti i xhumasë, i cili mund të falet dy apo katër rekatë. Thotë Pejgamberi (salallahu alejhi veselem): “Kush falet prej jush pas xhumasë, le t’i falë katër rekatë”. (Transmeton Muslimi) E në një transmetim tjetër, thotë Abdullah ibn Omeri: “Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) pas namazit të xhumasë, i falte dhe dy rekatë në shtëpinë e tij”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Kështuqë ndonjëherë njeriu mund t’i falë dy rekatë sunet, e ndonjëherë katër. Ndërsa nuk ka nevojë që ta falë namazit e drekës në këtë ditë. (Se si duhet bërë nijeti, dëgjo: Si bëhet nijeti për namaz?)

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit