1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A lejohet transmetimi i tregimeve të pasigurta dhe haditheve të dobëta për thirrje në fenë e Allahut?

Më të lexuarat

Thëniet e dobëta dhe joautentike nuk lejohet që t’ia përshkruajmë Pejgamberit salallahu alejhi ue selem

A e kam të lejuar që të transmetoj dhe të tregoj tregime dhe fjalë të ndryshme të cilat i kam dëgjuar, e për të cilat nuk jam i sigurt se a janë autentike apo jo, ose të transmetoj ato për të cilat jam i sigurt se janë gënjeshtra, të gjitha këto me qëllim që t’i thërras të tjerët në fenë e Allahut? Po ashtu më intereson të di se cila është dispozita e transmetimit të haditheve për të cilat nuk e di se a janë autentike apo janë të dobëta?

    Përgjigjja: Ai i cili u mban ligjërata të tjerëve, nuk e ka të lejuar që të citojë ndonjë hadith ose t’ia përshkruajë atë në mënyrë direkte Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, ndërkohë që nuk është i sigurt se ai hadith është autentik apo jo, ashtu sikurse që nuk e ka të lejuar që të citojë ose të transmetojë ndonjë hadith për të cilin është tërësisht i sigurt se është i dobët, pra se nuk është autentik. Thëniet që nuk janë autentike lejohet që të citohen vetëm që t’u sqarohet të tjerëve se bëhet fjalë për hadith të dobët dhe me qëllim që, në këtë mënyrë, t’u tërhiqet vërejtja njerëzve lidhur me të, gjë që njëherësh është edhe obligim. Po ashtu, njeriu e ka të ndaluar që të ligjërojë dhe të tregojë ngjarje të ndryshme të çuditshme e të jashtëzakonshme (keramete), përveç nëse e ka kontrolluar më parë autenticitetin e asaj për të cilën flet. Ai e ka të ndaluar që t’i përmendë ngjarjet për të cilat e di se janë të shpikura, sepse kjo llogaritet gënjeshtër dhe mashtrim i njerëzve.

    Shejh Uthejmini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit