13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Vlera e mirësive të Allahut: Kur kuptojmë atë që na rrethon

Më të lexuarat

U zgjuam në mëngjes, në shtëpi ishte ndalur uji.
Befas u gjindem në një situatë të vështirë, gjendje paniku, merzije, pytje të shumta dhe qortim.

Fëmijët filluan të kërkojnë ndihmë për ujë, por pa përgjigje, në anën tjetër koha na bënte presion të madh, ndodheshim në një situatë të rëndë.

Si të përgatitemi për namaz?
Si të përgatitemi për punë?
Si ta përgatisim mëngjesin?
Si, si, si?

Për një orë apo më shumë ishim të privuar nga mirësia e ujit, ndodhi ajo çfarë ndodhi.

Vallë!
Sa mirësi i kemi rreth vetes dhe nuk mendojmë për vlerën e tyre (mirësinë e Islamit, udhëzimit, shëndetit, mirëqenjes, sigurisë, lirisë, ushqimit, furnizimit dhe fëmijëve) nuk mund të numërohen…
“Po edhe ne‌se pe‌rpiqeni t’i nume‌roni dhuntite‌ (te‌ mirat) e Allahut, nuk do te‌ mund te‌ arrini t’i pe‌rcaktoni ato”

Nuk i vlerësojmë mirësitë e Allahut ndaj nesh, vetëm kur t’i humbasim, atëherë i vlerësojmë!

Pyetja e cila parashtrohet:
Si jetojnë njerëzit përreth nesh e të cilët janë të privuar mirësitë?!

Fehd Amarij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit